Turqia nis turin promovues. Po Shqipëria?
• Mbërrijnë sot në Tiranë ambasadorët e muzikës rok të Turqisë, grupi “Mor ve ftesi”.
Grupi i cili do të përfaqësojë Turqinë në “Eurovizion”, kanë nisur një turne promovimi që do t’i çojë në shumë vende evropiane, duke filluar dy ditë më parë në Athinë, sot në Tiranë, më pas në Tiblisi, Gjeorgji, në 10 maj e kështu me radhë. Është një tur promovues, para garës së “Eurovizionit”, që do zhvillohet në Beograd, nga 20 deri më 24 maj. “Mor ve ftesi” do të marrin pjesë në gjysmë finalen e dytë, ndërkohë që finalja do të zhvillohet më 24 maj. Në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar, ky grup do të marrë pjesë në një takim me mediat që do të zhvillohet në ambientet e hotel “Rogner” sot nga ora 16:00 deri në orën 18:00 të ditës së mërkurë, datë 16 prill. Gjatë këtij takimi pjesëtarët e grupit do të shpërndajnë materiale promovuese si dhe do të japin intervista për të gjithë gazetarët dhe mediat e interesuara. Ky grup është udhëheqës i skenës së rokut në Turqi, sidomos pasi albumi i tyre i katërt arriti shifra shitjesh të paprecedent (mbi 250.000 kopje), dhe ka revolucionuar mënyrën se si muzika rok perceptohet në Turqi. Një tur i tillë është menduar të realizohet edhe nga përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovizion”, Olta Boka, tur i cili nuk ka nisur ende. Nga eksperiencat e viteve të mëparshme, ndonëse është folur gjatë për të njëjtin tur, askush prej katër konkurrentëve të mëparshëm nuk e bëri një të tillë. Në një kohë që fqinjët kanë vizituar shpesh Shqipërinë e vendet e rajonit.