“Të paguhen Migjeni, Poradeci, Fishta e Kuteli”
• Migjeni, Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta, Mitrush Kuteli, apo edhe autorë që kanë vdekur jashtë Shqipërisë, si Ernest Koliqi, Mithat Frashëri, Eqerem Bej Vlora, kanë mbetur nga 23 vjet pa shpërblim.
ANILA MEMA
Ribotimit të veprave të shkrimtarëve iu është mohuar shpërblimi për të drejtën e autorit përgjatë periudhës 1968-1991. E për të korrigjuar këtë “padrejtësi”, deputeti, arkeologu dhe historiani, Neritan Ceka, para pesë ditësh ka depozituar në Kuvend projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të”. Sipas tij, duhet bërë amendimi i pikës 1 të nenit 21, i cili ka të bëjë me njohjen e të drejtës së autorit për periudhën 23-vjeçare, kur kjo e drejtë iu është mohuar autorëve në rastin e ribotimit të veprave. Sipas ligjit nr. 4408, që mban vitin 1968: “Autorit i përket e drejta që të marrë vetëm një herë shpërblim për botimin, ose për përdorimin në çdo mënyrë tjetër të veprës”. Në fakt e drejta njihet deri 70 vjet pas vdekjes së autorit, por në Shqipëri unë e kam argumentuar se nuk mund të funksionojë për shumë shkrimtarë që kanë vdekur para apo gjatë periudhës 1968-1991. Duhet që këto vite të mos hyjnë në llogaritjen e viteve”, shprehet për gazetën Neritan Ceka. Një shembull konkret është Migjeni, i cili është ndarë nga jeta në vitin 1938. Sipas Cekës, nga viti 1968 e më pas, familja e tij nuk mori asnjë honorar për të drejtën e autorit. Këtë vit mbushen plot 70 vjet nga vdekja e tij dhe kështu sipas ligjit të 2005-ës, pas këtij viti nuk funksionon më e drejta për këtë autor. “Propozimi im është që të zbriten këto vite dhe, sipas llogaritjes e drejta e autorit për Migjenin vlen deri në vitin 2031. Ndërsa për autorë të tjerë bëhet llogaritja sipas vitit kur ka vdekur autori”, shton më tej Ceka, i cili ka depozituar propozimin e tij në Kuvend për ndryshimin e pikës së parë të nenit 21. Përsa i përket poetit të dashurisë, Lasgush Poradeci, e drejta e autorit duhet të paguhet deri në vitin 2050, pa përfshirë këtu katër vitet e ndaluara me ligj. Ndërkohë për Mitrush Kutelin, e drejta e autorit, sipas propozimit të Neritan Cekës, duhet të funksionojë deri në vitin 2053. Po kështu edhe për autorët e tjerë. Ky propozim i deputetit pritet të shqyrtohet më pas në Komisionin e Medias, pastaj në seancë plenare. Ndërkohë gjatë kësaj seance pritet gjithashtu të diskutohen edhe të tjera pika të ligjit për të drejtën e autorit nga ZDSHA. Nuk janë vetëm botimet ato që çalojnë për të drejtën e autorit. Për gjithë këto vite me radhë është folur e diskutuar gjatë mbi të drejtën e autorit, janë mbajtur edhe workshope me të huaj, e megjithatë asgjë nuk është konkretizuar për parandalimin e vjedhjes së saj.
Një nga seminaret më të fundit të organizuar mbi të drejtën e autorit, është edicioni i pestë i Simpoziumit Ndërkombëtar Networking, realizuar vjeshtën e kaluar. Qendra e Dokumentimit dhe Komunikimit për Muzikën Rajonale (DÇRM), e cila njihet për organizimin e simpoziumeve të tillë, e drejtuar nga prof. dr. Sokol Shupo, trajtoi gjatë takimeve temën: “E drejta e autorit në Evropën Juglindore do të drejtohet në reformën evropiane, apo do të jetë një eksperiment i pafund ‘zgjidhjesh’ lokale”? Gjatë ditëve të këtij simpoziumi marrin pjesë përfaqësues të Shoqatave Rajonale dhe Evropiane të Drejtave të Autorit, përfaqësues të Ministrive të Kulturës të Rajonit dhe përfaqësues të Këshillit të Evropës. Ndërkaq të pranishëm do të jenë edhe specialistë nga GEMA (Gjermani), SACEM (Francë), AKM (Austri). U fol gjatë! Përfundimi është i njohur prej vitesh: e drejta dhunohet sërish.
Neni 21
1. E drejta e autorit për veprën e vet letrare ose artistike zgjat gjatë gjithë jetës së autorit dhe deri 70 vjet pas vdekjes së tij, pavarësisht nga data kur vepra është bërë publike në mënyrë ligjore.
2. Në rastin e një vepre me bashkautorë, afati që përcaktohet në pikën 1 të këtij neni llogaritet nga data e vdekjes së bashkautorit të fundit.
3. Në rast se veprat janë anonime ose me pseudonim, e drejta e autorit zgjat për 70 vjet nga data kur vepra është bërë publike në mënyrë ligjore. Kur pseudonimi i zgjedhur nga autori nuk lë dyshime për identitetin e tij, ose nëse autori zbulon identitetin gjatë periudhës që përcaktohet në fjalinë e parë të këtij neni, e drejta e autorit zgjat për një periudhë të njëjtë me atë që parashikohet në pikën 1 të këtij neni.
4. Kur vepra është publikuar me vëllime, pjesë ose episode, e drejta e autorit shtrihet nga data kur ajo është bërë publike në mënyrë ligjore, duke i shtuar këtij afati kohën e llogaritur për çdo pjesë të veprës së publikuar në veçanti.
5. E drejta e autorit nuk mbrohet për veprat, të cilat nuk janë vënë në dispozicion të publikut brenda 70 vjetëve nga krijimi i tyre, ose kur kohëzgjatja nuk është llogaritur nga vdekja e autorit apo autorëve.