Berluskoni: Rikthehem me politikë të re
• Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve Silvio Berluskoni, në mandatin e tij të tretë si kryeministër, tha në një konferencë për shtyp se italianët do të njohin gjatë 5 viteve të ardhshëm një Berluskoni të ri.
“Kam ndryshuar. Nuk jam më siç kam qenë kur isha kryeministër në vitin 2001. Berluskoni nuk vetëkritikoi ligjet e marra në favor të interesave të tij, por premtoi se do të fillojë më në fund, me reformat aq të domosdoshme për Italinë. “Ashtu si Margaret Thatcher gjatë periudhës së saj të dytë legjislative, edhe unë do të përqendrohem tek politika konkrete. Kam vendosur të mos shtrihem asnjë natë për të fjetur, pa pasur bërë gjatë ditës diçka pozitive për vendin tim dhe italianët”, tha Berluskoni. Pikë kryesore e listës së tij është problemi i plehrave në Napoli. “Do të punojmë menjëherë për zgjidhjen e krizës së plehrave dhe do të merremi me problemin e “AlItalia”-s. Dhe diçka tjetër tepër e rëndësishme: Nuk do të marrin asnjë vendim që mund të rrisë taksat, duke kufizuar kështu lirinë e qytetarëve”, premtoi ai. Berluskoni ka siguruar mbështetjen e pothuajse gjithë parlamentit. Lideri i Partisë Demokratike, Veltroni, u bëri thirrje fituesve të zgjedhjeve që të bashkëpunojnë në marrjen e vendimeve për reforma të rëndësishme. “Këto rezultate dëshmojnë qartë, se të djathtët do ta qeverisin këtë vend. Ne do ta vazhdojmë punën tonë opozitare, por jemi gjithashtu të gatshëm që së bashku me qeverinë, të bëjmë një reformë të re kushtetuese dhe zgjedhore, sepse vendi ka nevojë të domosdoshme për to”, tha ai. Sa për Gianfranko Finin, Berluskoni ka deklaruar se, do ta bëjë president të Dhomës përfaqësuese.