Peshëngritje, Romela Begaj shpallet kampione e Evropës
• Shqipëria ka një tjetër kampione Evrope në peshëngritje, për më tepër në Kampionatin Evropian në kategorinë e të rriturve, që po zhvillohet në Ligniano të Italisë (14-21 prill).
Romela Begaj ngriti flamurin shqiptar në Ligniano të Italisë, kur ngriti 101 kg në stilin e shkëputjes, duke vendosur edhe një rekord kombëtar, por duke zënë edhe një vend me normë të kualifikuar në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”. Kampionia shqiptare ngriti në stilin e shtytjes 111 kg dhe me 212 kg zuri vendin e dytë në dygarësh, duke siguruar edhe një medalje argjendi dhe duke vendosur Shqipërinë në librin e artë të Kampionatit Evropian. Me vetëm 29 gramë më shumë se polakja Aleksandra Klejnovska, peshëngritësja jonë, Romela Begaj humbi medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian, atë të dygarëshit. Të dy peshëngritëset Romela Begaj ashtu si dhe Aleksandra Klejnovska ngritën të njëjtën peshë 212 kg, për të lënë pas rumunen Roksana Kokos, e cila ngriti 209 kg. Polakja arriti të marrë medaljen e artë falë peshës trupore: 57,10 kg për Klejnovskën dhe 57,39 kg për Begaj. Në stilin e shkëputjes, Begaj ngriti 101 kg duke fituar edhe vendin e parë, përpara dy peshëngritësve polake, Marieta Gotfrid (94 kg) dhe Klejnovska (91 kg). Begaj la pas peshëngritëse nga Franca, Rusia, Hungaria e Armenia. Në peshën deri në 53 kg, peshëngritësja jonë Sherjana Ruci zuri vendin e 12-të në stilin e shkëputjes (74 kg) nga 14 sportistë që morrën pjesë dhe të 13-in në shtytje (90 kg), ndërsa në dygarësh të 13-in. Kampione në dygarësh në këtë peshë doli ukrainasja Natalia Trotseko me 197 kg (88+109). 21-vjeçarja Begaj, një artiste cirku, është edhe ikona e re e shtangës shqiptare pas përdhosjes së imazhit të Fetie Kasajt, për shkak të përdorimi të dopingut.