Drejtuesit e Galerisë ndërrojnë karriget
• Duke nisur nga mesdita e djeshme, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Genc Mulliqi dhe nëndrejtori i saj do të zëvendësojnë njëri-tjetrin.
Do të ndryshojnë postet, karriget, zyrat dhe detyrat. Është një urdhër i dhënë dje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, rreth orës 12:30, kur edhe i është komunikuar (deri dje drejtorit) Mulliqi. I dërguari i ministrisë, Fisnik Brovina, i ka lëshuar urdhrin me shkrim të ministrit Ylli Pango, Mulliqit, por jo ndonjë arsye konkrete. Këtë e vërteton edhe vetë Mulliqi, i cili i pyetur nga gazeta pohon se nuk i është dhënë ndonjë arsye përse duhet të lërë postin e drejtorit, për të kaluar në atë të zëvendësdrejtorit. “Pavarësisht se nuk më është dhënë ndonjë arsye konkrete, unë i di arsyet se cilat janë. Mendoj se jam bërë pengesë për ministrin dhe për vjedhjet që bën së bashku me Rubens Shimën. Zyrtarisht nuk më është dhënë asnjë arsye”, shprehet Mulliqi, i cili tregon se prej disa muajsh ka ndjerë ftohjen e tij me ministrin Pango. “Kishte muaj që nuk vinte më në hapje ekspozitash apo aktivitete të tjera organizuar nga Galeria e Arteve, megjithatë unë nesër (sot) do të shpall dorëheqjen time nga pozicioni i zëvendësdrejtorit, gjithashtu edhe do të nxjerr dokumente ku bëhet fjalë për korrupsion mes Rubens Shimës dhe ministrit, gjë e cila bën fjalë jo vetëm për konkursin ‘Onufri’, por edhe për të tjera organizime”, shton më tej Mulliqi. Largimi i tij kishte kohë që përflitej në një mënyrë a në një tjetër. U nis që me shpalljen e temës së “Onufri 2007”, kuratorë të së cilës ishin Rubens Shima dhe Ervin Hatibi. Kundërshtitë e Mulliqit për konflikt interesi të nëndrejtorit si dhe për shkelje të ligjit, bënë që debati mes tij dhe Shimës të përfundonte deri në fyerje publike dhe banale. Por i pyetur se cila është arsyeja e këtij ndryshimi në drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve, drejtori i Arteve në MTKRS, Fajton Dragoshi, shprehet se nuk ka ndonjë arsye tjetër për zëvendësimin e tyre, veçse për të rritur efiçiencës në funksionim të institucionit. “Tentohet që këtij institucioni t’i jepen më shumë energji”, ka thënë ai.