Zeneli: Fitorja, sfidat e reja të Berluskonit
• Ish-ambasadori Bashkim Zeneli, duke komentuar zhvillimet politike në Itali, pas fitores së Silvio Berluskonit në zgjedhjet e dy ditëve më parë, analizon sfidat që tashmë ndodhen para tij.
Aristir Lumezi
Sipas Zenelit, kryeministrit që vjen për herë të tretë në qeveri i duhet të ringrejë ekonominë italiane që ndodhet në stanjacion si dhe të përballet me dominimin e mafies italiane në disa fusha të ekonomisë. Zeneli mendon se asgjë nuk ndryshon në marrëdhëniet Italo-shqiptare pas zgjedhjes së Berluskonit, edhe pse qeverisin në të dy vendet parti të djathta. Marrëdhëniet Itali-Shqipëri kanë qenë dhe janë në nivelin e tyre më të mirë vitet e fundit.
Zoti Zeneli, në zgjedhjet e përgjithshme në Itali, fitues ka dalë qendra e djathtë e drejtuar nga Silvio Berluskoni. Si gjykoni këtë rezultat të pritur duhet thënë, në vendin fqinj?
Natyrisht ky rezultat mund të ishte edhe i pritshëm, sepse zgjedhjet u provokuan pa mbaruar mandati katërvjeçar i qeverisë. Nga ana tjetër, pavarësisht vullnetit politik për të bërë reforma, qeveria e Prodit nuk arriti të bëjë ato që i duheshin vendit, veçanërisht në fushën ekonomike, sociale, por edhe në fushën politike. Kështu që, opinioni në Itali u mbars me idenë që këtë barrë, që mori në kuadrin e disa reformave, si paketa fiskale apo pensionet etj., ta çlirojë me dhënien e votës ndaj Berluskonit.
Ju jeni një ndjekës i kujdesshëm i zhvillimeve politike ndërkombëtare, si një diplomat karriere, nisur nga situata e brendshme në Itali, cilat mendoni se do të jenë sfidat e kryeministrit të ri italian?
Natyrisht Berluskoni nuk është pa përvojë në drejtimin e ekzekutivit, ai ka qenë dy herë kryeministër, kur herën e dytë është ndër të paktë kryeministra italianë që kanë plotësuar të gjithë mandatin 4-vjeçar. Ai është i njohur si “Luani i ndërtimeve” apo “Cari i medias”, dhe një ndër njerëzit më pasur të botës. Italia është një vend i zhvilluar ekonomik, anëtar i G8. Por duhet thënë se pavarësisht nga arritjet, opinioni i përgjithshëm është se në 15 vitet e fundit, Italia ka një stanjacion, ka një lodhje në përgjithësi me klasën politike, strukturat administrative etj.
Si konsiderohet klasa politike italiane pas shumë ndërrimesh të qeverive?
Unë mendoj se politika në Itali nuk është zgjidhje, por është problem, dhe kur themi këtë, duhen pasur parasysh disa elementë. Së pari, edhe në analizat e bëra në prag të zgjedhjeve, është folur për një lloj plakje të klasës politike italiane. Italia ka moshën më të madhe të politikanëve, ose plakjen më të madhe të tyre pas Vatikanit në Evropë. Nëse do të shohim disa figura, ata janë në politikë që pas luftës, siç është rasti i Andreotit, apo ish-ministri i Drejtësisë, Mastela, ka 34 vjet si deputet dhe ka ndërruar 4 parti. Kjo është pjesë e atij konceptimi të ri që me siguri kryeministri Berluskoni duhet ta shikojë për ndërmarrjen e reformave. Mekanizmi që ka funksionuar në Itali për aleancat politike dhe koalicionet, majtas apo djathtas, lënë shijen e një mungese stabiliteti politik në kuptimin institucional të fjalës. Skemat politike në Itali janë ndërtuar në funksion të interesave të momentit. Edhe kjo është një përballje e madhe që Berluskoni do duhet t’i japë një zgjidhje. Sipas revistës “Shpigel”, në parlamentin e fundit që sapo u shpërnda, 24 deputetë të tij dhe eurodeputetë janë të dënuar nga drejtësia, për evazion fiskal, korrupsion, fshehje të të ardhurave etj.
Por ka dhe shumë akuza për përfshirje të mafias në punët publike të vendit...?
Edhe vetë shtypi italian ka cilësuar disa nga problemet me përmasa të mëdha me të cilat ndeshet sot Italia. Mafia e mbeturinave, mafia e Mozzarelës, skandalin me dioksinën, skandalin me verërat, që ndodhi me rreth 70 milionë litra verë dhe është fakt që ditët e fundit ka një rënie të madhe të prodhimit, por në mënyrë të veçantë të shitjeve. Detyrat e Berluskonit do të jenë të mëdha dhe përballimi i tyre do të bazohet me shumicën e konsoliduar në Kuvend, megjithëse shumicat në Kuvendin italian kanë qenë gjithnjë të brishta.
Rrëzimi i qeverisë Prodi pati festime me shampanjë në sallën e parlamentit, ndërkohë që Berluskoni e nis me premtimin e shitjes së “Alitalia”-s dhe zgjidhjen e problemit të mbeturinave në jug. Brenda konfigurimit të ri të forcave, mendoni se Berluskoni do të ketë vështirësi në realizimin e objektivave të tij?
Sfida me “Alitalia”-n, por dhe me atë që quhet mafia e plehrave, mendoj se kërkon një zgjidhje të shpejtë. Shoqëria ajrore ka humbje rreth 1 milion euro në ditë, flitet që mund të blihet nga Air France. Mendoj se këto janë sfida të ditës. Ajo që kërkohet janë reforma të thella në sistemin arsimor, pasi shumë të diplomuar italianë kërkojnë punë në vendet e tjera të BE-së. Sipas shtypit gjerman, mafia italiane ka të ardhura vjetore prej 90 miliardë euro në vit, e barabartë me 7% të PPB. Edhe një raport i fundit i OSBE-së e nxjerr Italinë, vend me zhvillim ekonomik të ulët.
Zoti Zeneli, me rikthimin e Berluskonit në krye të ekzekutivit italian, mendoni se do ndryshojnë marrëdhëniet dypalëshe Itali-Shqipëri?
Unë mendoj se Italia ka qenë një mbështetëse serioze e Shqipërisë gjatë viteve të pluralizmit. Ajo ka mbështetur proceset tona integruese, ka mbështetur hapat për anëtarësim në NATO dhe nuk mendoj se, në ndryshimet e qeverive do të ketë ndryshime thelbësore në marrëdhëniet dypalëshe. Natyrisht shpeshherë marrëdhëniet e të djathtës me të djathtën dhe të majtës me të majtën, për shkak edhe të njohjeve personale ndikojnë, por nuk besoj se në marrëdhëniet mes dy vendeve, të ketë një dashuri të re për shkak se në krye të qeverisë është e djathta. Kujtoj se edhe kur ka qenë qeveria socialiste, marrëdhëniet qoftë me Prodin si i majtë qoftë me Berluskonin si i djathtë kanë qenë mjaft të mira. Kështu që nuk ka pse të tregohemi entuziastë më shumë se ç’është realiteti.
Berisha përshëndet Kavalierin
Kryeministri Sali Berisha, ka përshëndetur dje përmes një konference për shtyp fitoren e koalicionit të qendrës së djathtë në Itali, të kryesuar nga Silvio Berluskoni. “Fitorja në Itali e partisë së Silvio Berluskonit, aleatit më të ngushtë të partisë në pushtet në Shqipëri, është eveniment i madh jo vetëm për qendrën e djathtë italiane apo qendrën e djathtë shqiptare, por për mbarë qendrën e djathtë evropiane. Unë pata një bisedë shumë të përzemërt me mikun tim, që në orët e para të fitores së tij dhe i shpreha një urim shumë miqësor. Të dy ramë në të njëjtën linjë që të intensifikojmë marrëdhëniet midis dy vendeve, midis dy miqve, marrëdhëniet midis dy forcave politike, marrëdhëniet e gjithanshme”, tha dje Berisha.