E Diel, 1 Nëntor 2026

Adriano: Më pëlqen Reali

26/01/2005  Real Madrid ka kohë që i thurr lëvdata Adrianos, por e reja në këtë mes është se për herë të parë, braziliani i përgjigjet pozitivisht. “Është shumë e vështirë, sepse jam një lojtar i rëndësishëm për Interin, ka thënë braziliani në një intervistë të dhënë në “Canal Plus”, por shpresoj që në një të ardhme, të luaj te Real Madrid. Perez ka thënë përherë fjalë të mira për mua dhe do të ishte mirë, të plotësoja ëndrrën time dhe të tijën. Më pas, atje është Saki, i cili është një baba i dytë për mua”. Alarm në shtëpinë e Interit. Adriano, në të kaluarën i është përgjigjur mesazheve që vinin nga Madridi se, do të qëndronte përherë tek Interi dhe se në zemër ka përherë ngjyrat zikaltër, ndërsa tani për herë të parë, të hedh një sinjal, ku spanjollët do të bëjnë çfarë të jetë e mundur për t’i marrë Moratit, idhullin e tij. Për Florentino Perez, Adriano është objektivi numër një në merkato dhe kjo gjë dihet shumë mirë. Tani që te Reali është edhe Saki, i cili e ka patur lojtarin te Parma, admiruesit e tij shtohen. Lojtari flet më pas, edhe për presidentin e merengues. “Jam shumë i kënaqur dhe i nderuar, thotë braziliani. Perez shpreh dëshirën për mua, në mënyra shumë të ndryshme dhe shpresoj që në një të ardhme, të realizojë ëndrrën e tij, e cila është edhe e imja”. Ka akoma një impenjim me Interin, por për herë të parë Adriano shikon drejt së ardhmes. “Unë nuk i mbyll portën asgjëje dhe asnjërit. Në këto momente, besoj se është shumë e vështirë që të realizohet transferimi, sepse jam një lojtar shumë i rëndësishëm për Interin. Shpresoj që të fitoj diçka këtu dhe në të ardhmen të luaj te Real Madrid. Ky është mendimi im dhe nuk kam përse ta fsheh. Çdo njeri mund të thotë atë që mendon. Unë nuk po shaj aspak Interin dhe siç e thashë edhe më përpara, shpresoj të fitoj diçka me zikaltërit, më pas edhe mund largohem”. Te Real Madrid ndodhet edhe Arrigo Saki, me të cilin, braziliani është shumë i lidhur, që në kohët kur luante me Parmën: “Kur u transferova te Parma, shpjegon Adriano, më ka ndihmuar shumë për t’u lidhur me grupin. Unë në atë kohë, isha shumë i ri dhe ai më mësoi shumë gjëra, të cilat tani po më ndihmojnë. Saki është si një baba i dytë. E them këtë, sepse me të vërtetë e ndjej ta them”. Një baba i dytë, i cili me zor pret që të ketë afër idhullin e tij. Këto janë fjalët që ka thënë Adriano, të cilat do të hapin shumë debate në shtëpinë e zikaltërve, ndërsa merenguesit do të mundohen të bëjnë gjithçka, për t’i marrë Moratit, idhullin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›