E Diel, 1 Nëntor 2026

Grante për shkencëtarët italianë dhe shqiptarë

26/01/2005  

Do të nisin shkëmbime eksperiencash në fushën tekniko-shkencore mes Shqipërisë dhe Italisë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë janë anëtarët e ftuar nga bota shkencore që të dërgojnë propozime të përbashkëta në kuadër të Programit të Bashkëpunimit dypalësh Tekniko-Shkencor (PBTSH) midis dy vendeve për periudhën prill 2005-dhjetor 2007. Pjesëmarrja është e hapur për çdo person legal në të dy vendet: Akademi, Qendra apo Institute Kërkimi, Universitete, Kompani Private dhe OJQ (që parashikojnë në statutin e tyre dhe kërkimin shkencor). Këto mund të përfshijnë “Grante të Lëvizshme”, që synojnë lejimin e kërkuesve të rinj nga të dy vendet të qëndrojnë për një periudhë të shkurtër, deri në një muaj, në institutet, universitetet, laboratorët dhe ndërmarrjet e vendit tjetër, për trajnime apo për të marrë pjesë në veprimtari kërkuese. Do të përfshihen projekte të Asistencës Teknike (PAT)), që synonjnë të ofrojnë asistencë, duke shkëmbyer pajisje, vizita të specialistëve, materiale shkencore, dokumenta dhe informacione të ndryshme tekniko-shkencorë dhe prezantimin e teknologjive të reja dhe Projektet e rrjetit (PR), që synojnë krijimin e rrjeteve shkencore dhe teknike midis institucioneve dhe kompanive të të dy vendeve.

Fushat prioritare të bashkëpunimit

1. Shëndeti Publik dhe Organizimi Ndërspitalor

2. Agronomi, Veterinari, Zooteknik

3. Shkencat e Tokës

4. Ambienti dhe Energjia

5. Urbanistikë dhe zhvillimi i territorit

6. Ushqimi

7. Shoqëri (Sistemet) e informacionit dhe

Telekomunikacioni

8. Kërkime Bazë dhe Aplikative në infrastrukturë

9. Informatizimi i shërbimeve publike

10. Arkeologjia dhe Mbrojtja e Pasurisë Arkeologjike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›