E Diel, 1 Nëntor 2026

KMB: Do të fusim gruan në politikë

26/01/2005  

Gruaja do të hyjë në politikë, ky është synimi që i ka vënë vetes Komiteti për Mundësi të Barabarta, një nga institucionet qendrore pranë Këshillit të Ministrave. Dje KMB ka paraqitur analizën për vitin që sapo u mbyll. Në këtë konferencë, janë paraqitur prioritetet dhe rrugët e realizimit të tyre. Në rapotin–analizë, që është mbajtur nga kryetarja e KMB-së, Nora Malaj, është bërë një paraqitje e objektivave kryesore për vitin 2004. Realizimi i Platformës së Qeverisë për Mundësi të barabarta, konsiston në barazinë e vendimmarrjes midis burrit dhe gruas. Fuqizimin e ekonomisë së gruas. Dhuna ndaj gruas është një fenomen i gjerë që duhet luftuar dhe është një nga objektivat e këtij institucioni. Duke qenë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetit, kanë si synim që të merren dhe të kujdesen me këto probleme. Është bërë dhe do të ndërhyhet ende për të bërë një punë shumë e madhe për të mbështetur fëmijët që kanë nevojë. “Gruaja duhet të jetë më shumë e aktivizuar në politikë dhe më e përfshirë në aktivitetet politike, ka thekuar Malaj. Dhe për këtë jemi duke u përpjekur dhe do të mundohemi gjithmonë”. Ndër prioritetet për të ardhmen radhitet krijimi i një strukture të re për barazinë gjinore. Hartimi i hamendësive të reja shtesë. Synimi kryesor, është rritja e pjesëmarrjes së gruas në politikë. Të ndryshohet roli i saj në shoqëri dhe luftë kundër dhunës ndaj saj. Mbi të gjitha duhet të bëhet një rishikim dhe një studim më i gjerë, për të parë pikat e hartimit të planit kombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›