"Klaudiana", kalaja e mbuluar nga pluhuri i harresës
26/01/2005 "Klaudiana", kalaja prej së cilës më pas mori emrin dhe qyteti, që sot quhet Peqin
ka humbur në harresën jo vetëm të viteve por edhe të vëmendjes për këtë pjesë të historisë së qytetërimit shqiptar. Kalaja që gjendet përgjatë unazës së qytetit të Peqinit,
tashmë nuk është gjë tjetër vetëm një grumbull gurësh të lashtë rrethuar nga banorët indiferentë, që pjesën kryesore të hyrjes së saj e kanë kthyer në një treg ku shesin çka të mundin. Diku në të djathtë të portës hyrëse mbi një nga këndet e saj kanë mbetur pezull gjurmët e një ndërtimi, ku ishte parashikuar të bëhej një lokal shërbimi. Barishte të shumta kanë mbuluar fushën e rrethuar nga muret e rrënuara dhe kafshët
endacake lëvizin gjatë ditës përreth pjesës së brendshme të kalasë.
Themelet e kalasë mendohet se i përkasin periudhës romake në kohën e ndërtimit të rrugës "Egnatia" dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk. Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të gjetur në një gur të rrugës "Egnatia" kanë patur një lartësi prej rreth 12 metra, por tashmë ato po rrënohen dita-ditës.
Drejtuesit e urbanistikës në bashkinë e Peqinit pohojnë se kalaja është "Monument Kulture" dhe rikonstruskioni i saj duhet të bëhet nga Instituti i Arkeologjisë. Në kohët e lashta, në kala ka patur 10 shtëpi të vogla banimi dhe shërbente si pikë pushimi
për karvanët turq që sulmoheshin nga kusarët.
Kalaja ka qenë e pajisur me llagame (tunele) të nëndheshme që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit në kohë të vështira. Po ashtu në muret e kalasë janë gjetur tuba prej balte, që sipas arkeologëve do të thotë se në kohë lufte është furnizuar me ujë nga jashtë.
Kalaja e "Klaudianës" është zgjeruar në shekullin e XIV-të nga turqit, të cilët ia dhanë më pas spahiut të kazasë, i cili ndërtoi një saraj dykatësh dhe një harem. Demir Pasha ka qenë i fundit që ka jetuar në kala. Këtë fortesë e përmend në shënimet e
tij edhe kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë: "...muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të lartë. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë
kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një xhami të vogël pa minare. Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja..." Ndonëse më përmasa të vogla, kjo kala mban në vetvete shumë histori dhe një pjesë të dëshmisë së qytetërimit të Peqinit.