Diana Çuli& Mevlan Shanajt :Garë për majën e Kinematografisë
26/01/2005
Kryetari i ri i QKK nuk duhet jetë kineast në xhiro- shoqata më e re e kineastëve ka propozuar dje që drejtori i ri të jetë teknicien apo menaxher në fushën e kinematografisë
Shoqata më e re e Kineastëve dje është mbledhur duke propozuar zgjedhjet e reja për mandatin e kreut të QKK-së;
Kryetarit të Qendrës Kombëtare Kinematografike i ka mbaruar mandati katërvjeçar, por askush nuk është kujtuar që të thërrasë zgjedhjet e reja. Po kështu dhe këshillit të miratimit të projekteve iu dha fund prej një muaji mandati 2 vjeçar.
Megjithëse ministri i Kulturës ka të drejtën të propozojë emrat që mund të jenë kanditaturat e qendrës, nën zë në qarqet e filmit po qarkullojnë emrat.
Diana Çuli dhe regjisori Mevlan Shanaj janë autoritetet që pritet të thërriten nga ministri Klosi. Por ka gjasa që edhe kryetari aktual, Petrit Ruka të kërkojë riciklimin e postit. Siç duket përmendja e këtyre emrave ka prekur një pjesë tjetër kineastësh që dje kanë krijuar zyrtarisht një lobing të ri, Shoqatën e Kineastëve. Kryetari i saj, Xhevdet Ferri ka treguar para medias potencialin e tyre me regjisorët më prodhimtar të kinemasë shqiptare në këto dy vite si Gjergj Xhuvani apo Artan Minarollin etj.
Por siç u duk, ajsbergu i këtij lobi të ri, nuk qëndron vetëm tek qëllimi i tyre dashamirës për të integruar të rinjtë në botën e kinemasë, por më konkretisht ata kanë propozuar dje, gati në këmbëngulje, se kreu i ri i Qendrës së Filmit nuk duhet të jetë një kineast.
Ndoshta, duke u nisur nga emrat e deklaruar për postin e kreut të qendrës, dje shoqata e re e Kineastëve është shprehur në një zë se kinemasë i duhet një teknicien apo menaxher. “Për qendrën e filmit nuk është domosdoshmëri delegimi i një kineasti, por ka ardhur koha të jetë një administrator në krye të QKK-së, dhe jo të merret nga radhët e regjisorëve, të cilët janë në aktivitet prodhues“, tha një nga antarët e shoqatës, Petrit Beci. Nga ana tjetër në terrenin kinematografik shqiptar janë dhe dy shoqata të tjera njëra e kryesuar nga Kujtim Çashku, e përfaqësuar me shkollën “Lumier” që përgatit kontigjentin e ri të kineastëve, dhe tjetra është Forumi i Të drejtave të Autorit për kinematografinë , me Piro Milkanin në krye që përfaqësojnë brezin e tretë të kineastëve. Pikërisht në këtë mozaik shoqatash, Ferri thotë se organizimi i tyre do të mbushë hendekun më të ndjeshëm, atë të integrimit të të rinjve në strukturën e kinemasë. Por përtej kësaj, të tria së bashku këto shoqata do të vendosin dhe për fatin e kinematografisë më të re, duke pasur të drejtën ligjore për të marrë pjesë në bordin e këshillit të miratimit të projekteve. Kjo mund të jetë një arsye përse nuk i hyn aq në punë, këtyre shoqatave posti i drejtuesit të QKK-së, pasi ndeshja më e madhe është në terrenin financiar të filmit.
Ndërhyrjen e kësaj shoqate në këtë moment, regjisori Minarolli e ka cilësuar shumë të domosdoshëm për faktin se kinematografia shqiptare ka hyrë në një moment krize ku është e rrezikuar vazhdimësia e prodhimit të filmit ashtusikurse ekzistenca e tij. Ndaj kjo alternativë është parë më tepër, ndoshta, në syrin e një presioni që duhet të ushtrohet mbi qeverinë për të rritur buxhetin për filmin, i cili qysh në kohën e Becit ka qenë e papërfillshme në krahasim se çfarë xhiroje iu duhet regjisorëve nëpër Evropë për të mbyllur projektin e tyre filmik pas një buxheti qesharak që marrin nga Qendra.
Ferri: Faza e re e kinematografisë
“Shoqata e re e kineastëve ka lindur nga vjeshta e këtij viti nga një grup profesionistësh si Petrit Beci, Artan Minarolli, Gjergj Xhuvani, Dhimitër Anagnosti etj për të krijuar një grupim klub lidhje miqsh profesionishtësh me përkatësi kinematografike, jo si një ide boshe apo sepse zhvillimet në këtë fushë janë në një terren bosh, por për një arsye që të gjithë binim dakort se zhvillimet e kinematografisë po hynin në një fazë të re, gjë që koeçidon me riciklimin e institucioneve publike të cilat mbajnë përgjegjësi siç janë Qendra Kombëtare e Kinematografisë e cila riciklon kryetarin e saj me një mandat 4 vjeçar, këshillin miratues të projekteve i cili në fund të vitit të kaluar mbaroi mandatin dhe riciklohet me një mandat tjetër 2 vjeçar.
Fenomenet të cilat janë shfaqur në prodhimin kinematografik në dy vitet e fundit të cilat kanë nevojë të sistemohen nëpër institucione dhe nëpër rregullat e lojës, që eksperiencat më të mira të akumuluara në këto vite të përbëjnë një bazë shumë të mirë për një analizë të hollësishme që do të çojnë në zhvillimin e kësaj kulture. Kjo shoqatë nuk vjen në një terren bosh, sepse funksionojnë edhe dy shoqata të tjera gjë që e bën komunitetin kinematografik më të emancipuar të tërësisë së komunitetit të kulturës.
Janë këto shoqata të vetme që kanë akses në fondet publike, ku ekziston fryma e debatit dhe prej tyre zgjidhen antarët e bordit të këshillit të miratimit të projekteve.
Duam të hapim dritare për krijuesit të ri, kemi përpara faktin se sapo është hapur shkollla kinematografike por ndërkohë ka një numër të madh të rinj që kanë investim por nuk kanë strukturë ndaj objekt krysor i yni është integrimi i kineastëve të rinj përmes një platforme projektesh”.
Arsyet pse u ngrit një lobing tjetër kineastësh
- mandatimi i Kryetarit të ri të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (mandati i të cilit tashmë ka përfunduar ),
-formimi i Këshillit të ri të Miratimit të Projekteve pranë QKK (mandati i të cilit tashmë i ka përfunduar gjithashtu),
- vazhdimi i debatit lidhur me amendimet e ligjit “ Për Kinematografinë “ ,
- analiza e munguar e aktivitetit financiar dhe kulturor te QKK,
- ndryshimet e domosdoshme në rregulloren, praktikat e QKK, standartet e aplikimit te projekteve
- çështja e buxhetit të QKK dhe mënyra e administrimit të tij,
- intensifikimi i përpjekjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Euroimazh dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë,
- fenomenet e reja të lindura në aktivitetin kinematografik shqiptar, etj...,