Ançeloti: Asnjë problem

26/01/2005
Karlo Ançeloti nuk alarmohet pas humbjes me Livornon: “Nuk jam i shqetësuar, por kurioz. Dëshiroj të shikoj, në qoftë se skuadra konfirmon idenë që kam: sipas meje humbja ishte vetëm një episod. Këtë gjë do ta shikojmë, duke u nisur që sot në mbrëmje. Në Livorno nuk luajtëm mirë. Por është diçka e kaluar”. Sot në Kupën e Italisë do të përballemi me Udinezen: “Do të bëjmë rotacion, por nuk nënvlerësojmë impenjimin më Udinezen. Po Inzagi? Mund të luajë disa minuta”. Karlo Ançelotit i është pyetur gjithashtu për “çështjen” Del Piero. Trajneri i Milanit është nga ana e kolegut të tij: “Me Del Pieron, Kapelo është duke mbajtur sjelljen që duhet të ketë një trajner, ka thënë dje trajneri kuqezi, që ka stërvitur Juventusin për tri sezone. Edhe te Milani kanë qëndruar jashtë lojës, lojtarë të rëndësishëm, ashtu si Del Piero ka qëndruar në pankinë ndonjëherë, por nuk duhet të skandalizohemi për këtë”. Kjo gjë, sipas Ançelotit, mund ta ndihmojë lojtarin për të zënë një vend si titullar: “Duke bërë kështu, nuk rrezikohet për të humbur Del Pieron, sepse kjo situatë mund të japë një stimul, për të bërë më mirë. Duke njohur Del Pieron, besoj se do të gjejë shpirtin e duhur për t’u kthyer titullar, edhe pse te Juve dhe te Milani, nuk mund të flasësh për titullarë të vërtetë”. Por, kur ishte Ançeloti te Juve, Del Piero luante përherë: “Del Piero më pëlqente shumë, ndërsa Kapelo nuk i pëlqen, ka thënë duke buzëqeshur trajneri milanist. E fusja përherë, sepse ishte më simpatik se Kovaçeviç. Sigurisht që jam duke bërë shaka, me mua luante, sepse mendoja se mund të jepte një kontribut më shumë. Dua të them që Juve dhe Milan kanë dy tipe drejtimi të ndryshme: Juve mendon më shumë për menaxhimin, ndërsa Milani është më familjar”. Më pas kthehet duke folur për ndeshjen me Udinezen dhe konfirmon që rikthimi i Filipo Inzagit është shumë afër. “Në qoftë se mjekët më japin një përgjigje pozitive, ka thënë trajneri kuqezi, sot do të jetë në pankinë. Në qoftë se do ta grumbulloj do ta fus disa minuta në lojë”. Në Livorno, Milani pësoi gol nga goditja standarte, siç ka ndodhur shumë në fillimin e sezonit. “Midis golave të pësuar dhe atyre të shënuar nga goditjet standarte jemi gati njëlloj. Shumë kemi pësuar dhe shumë kemi bërë. Sigurisht në Livorno, në rastin e golit ishim pak të shpërqëndruar, duhet të qëndronim më afër zonës. Ndoshta humbëm pak qartësinë, pas golit të toskanëve. Por tani, ajo është një gjë e kaluar, nuk na intereson më”. Edhe pse Milani është më shumë i përqëndruar në dy fronte të tjera në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve, Ançeloti nuk e nënvlerëson Kupën e Italisë: “Jemi në çerekfinale dhe jemi të bindur që grupi ynë mund të pretendojë për të tri kompeticionet deri në fund. Sot do të përdor rotacionin, por jo, sepse nënvlerësoj impenjimin. Unë dëshiroj të luajë dhe të ecë sa më shumë në këtë kompeticion. Kupa nevojitet për të mbajtur të gjithë grupin të motivuar. Ndeshja e sotme duhet të më tregojë edhe që nuk ka ngelur shenja nga ndeshja e Livornos. Edhe Udineze do të mundohet të rilindë, sepse edhe atyre të dielën i ndodhi e njëjta gjë që na ndodhi edhe neve. Stam? Duhet të kthehet në kushtet që ka qenë dhe duhet ta bëjë duke luajtur”.