E Hënë, 2 Nëntor 2026

Adriano “Show” me Çelentanon

16/12/2004  

Adriano Leite Ribiro ka ardhur më përpara në “Gazzetta”, tamam si një fëmijë që shkon në provimin e tij të parë. Braziliani ka qenë i shoqëruar nga shoqja e tij Karlota. Ndërsa Adriano tjetër ka ardhur me një buzëqeshje, tamam si një që sapo është diplomuar, gjithashtu dhe ky ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, Klaudia Mori. Dy Adrianot përqafohen në korridorin e redaksisë së “Gazzetta dello Sport”. I moshuari thotë: “E di që je më i bukur nga afër? Sa vjeç je?” “Njëzetedy”, qesh Perandori. “Vetëm? Je pak i ekzagjeruar…Siena-Inter nuk e kam parë. Më thanë që kishe humbur një penallti, ku kishe goditur shtyllën. Do të them edhe më shumë: kur më kanë thënë që kishe gjuajtur një penallti dhe i kishe rënë shtyllës, nuk e besoja”. Më pas Çelentano: “E di që ishte shumë kurioze për mua që të takoja. Dhe gjëja e parë që më ka bërë më shumë kurioz, ka qenë fakti që në fushë është një Adriano tjetër më i fortë. Jemi shumë të fortë ne të dy. Është shumë e bukur që quhesh si unë. Më kujtohet hera e parë që të kam parë në televizion, ke hyrë nga pankina dhe sa je futur në fushë, ke goditur nga mesi i fushës. Një silur. Nuk mundet të thuhet silur? Sepse nuk ishte një luftë, por për të treguar se sa e shpejtë… që ishte. Më ka bërë shumë përshtypje fuqia, më pas të pashë se si luaje dhe pyeta kush është ai atje? Më thanë: quhet Adriano. Thashë: tani e kuptova pse është aq i fortë, ky këndon më mirë se unë….. Dhe mbas disa ditësh, kam filluar të shikoj, përherë. Një këshillë? E çfarë këshille do ti japësh një lojtari kaq të fortë? Një, i cili kur niset, nuk ndalet më, një i cili, kur godet, të shtien frikë? Është ai që duhet të japë këshilla”. Interisti qesh. E pyesin se cilat nga këngët e Adrianos njeh. Mendohet me vështirësi. Dhe më pas i moshuari i vjen në ndihmë: “Çfarë doni që të dijë Adriano nga këngët e mia. Ai është i vogël, është shumë i ri. Ndoshta tani e tutje, edhe mundet të mësojë ndonjë….” Adriano e merr veten. Ndoshta i kujtohet ndonjë: “Momentalisht nuk i njoh shumë këngët e tua, por kohët e fundit kam ecur disi përpara. Kënga që më pëlqen më shumë është ajo “24 baci….” ”. I hëngri tre zero. Më pas korrigjohet dhe këndon: “ “24.000 baci…..” por gjithsesi tani kam për të blerë të gjitha albumet e tij dhe kam për t’ia dërguar edhe shokëve të mi në Brazil”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›