Ministria e rendit "shet" inspektorin
16/12/2004 Ministria e Rendit Publik shet inspektorin që shkatërroi rrjetin e armëve luftarake. Trafikantët e raketave u zbuluan nga një grackë. Burime nga dikasteri i rendit shprehen se një inspektor i antiterrorit kontaktoi me të arrestuarit, duke u shtirur si blerës municionesh. Në çastin e arrestimit, tregëtari i rremë u largua pa rënë sy të trafikantëve si person i infiltruar nga policia. Kompania celulare AMC mbështet grupin hetimor, duke çakorduar rrjetin për disa orë rradhazi. 4 të arrestuarit kishin karta të kësaj shoqërie, ndaj duhet të çorientohej pjesa tjetër e grupit.
Arrestimi
Ndërsa prokuroria e Krimeve të Rënda ruajti me fanatizëm të dhënat mbi policin që lidhi mërrëdhënënie me trafikantët, ministria e rendit për pak sa nuk deklaron emrin e tij, duke vënë seriozisht në rrezik jetrën e agjentit. Burime policore pohojnë se ishte vendosur nga grupi hetimor që të mos dilte asnjë informacion mbi inspektorin. Por, publikimi i lajmit në media, nxorri në shesh tradhëtinë tashmë të përsëritur të dikasterit blu. Oficeri i antiterrorit ishte personi që kontaktoi me të arrestuarit, si i interesuar për të blerë prej tyre armë të rënda. Ai nuk u deklaroi asnjëherë Sokol Mujajt, Ilmi Isufit, Armir Troshanit dhe Mentor Canit destinimin e ngarkesave që do të merrte nga ata. Për tu bërë as më i besueshëm ai u kërkoi bashkëpunëtorëve shkodranë ti siguronin 3 raketa, në këmbim të 100 mijë dollarëve kesh në dorë.
Oficeri
Ndonëse nuk dihet ende sesi arriti inspektori i SKATET të bëhej njeri i besuar për trafikantët, mësohet se ata nuk hezituan gjatë për të rënë dakord me të. E hëna ishte caktuar nga blerësi si dita kur duhet të merrte nga trafikantët e armvëve, 3 raketat tokë-ajër. Të njëjtat burime nga ministria e rendit publik bëjnë të ditur se ata kishin rënë në marrëveshje që municioni të trasnportohej me një furgon me targa të Tiranës. Vendtakimi do të qe Fushë-Preza, e ngarkuar në masë me trafik dhe që këmbimi i mallit nuk do të binte në sy. Burimet shtojnë se polici do tu linte shkodranvë makinën e tij dhe do të merrte furgonin, ku ishte malli i kërkuar. Pas mbërritjes së ngarkesës në kryeqytet apo në bazën e sajuar nga oficeri i antiterrorit, do të kantakonte me ta dhe do tu jepte paratë si dhe do shkëmbeninin makinat. Ashtu siç kishin rënë dakord, blerësi kishte parkuar makinën në një cep të rrugës dhe kish ndaluar në pritej të tyre. Ata e pikasën që larg dhe ndalën furgonin duke ndjekur planin. Por në atë çast, në vend të klientit, atë panë të zbarkonin nga shumë automjete të rastësishme policë civilë. Në pak sekonda ata dyshuan se ishte kurth, por largimi me vrap dhe nisja me shpejtësi e makinës së inspektorit i bindi se ai nuk i kish tradhëtuar.
Loja telefononike
Por surprizat nuk kishin mbaruar me kaq. Grupi i punës që u mor me organizimin e operacionit antiraketë kishte menduar dhe për këtë. Një detaj i parëndësishëm në dukje nuk kishte mbetur pa u studiuar nga ekspertët. Të katër të arrestuarit përdornin karta të kompanisë celulare AMC për të komunikuar me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e trafikut. Pas një pauze kontakti, të implikuarit në shitjen e armëve, do të dyshonin se diçka nuk shkonte, ndaj mund të kërkinte lidhjen telefonike. Por, zbulimi i arrestimit që në çastet e para do të pengonte shumë hetimet. Veç kësaj, kishte gjasa që të ndalte dhe trafikun e të tjerave raketa, nëse do të kishte kërkesa për të tilla dhe nga klientë të tjerë. Kësisoj, grupi hetimor i kërkoi favor operatorit celular që të gjente një zgjidhje në të mirë të operacionit. Të njëjtat burime saktësojnë se ndonëse nuk janë të detyruar të bashkëpunojnë ligjërisht me policinë, përfaqësuesit e kompanisë celulare nuk refuzuan ti ndihmojnë. Vetëm pak minuta pas arrestimit të Mujajt, Canes, Isufit dhe Troshanit, në rrjetin AMC ishte shumë e vështirë të telefonoje. Për të mos rënë në sy, të gjithë abonentët u privuan të kishin kontakte telefonike gjatë shumicës së ditës. Linja dilte vazhdimisht e zënë dhe rrjeti i mbingarkuar. Veç mesazheve nga numri 700, për thirrjet e humbura, qenë të paktë ata fatlumë që arritën të flisnin me celularë. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes, kur hetimet paraprake kishin marrë fund në zyrat e prokurorisë së krimeve të rënda, rrjeti u rikuperua plotësisht.
Mbyllet konferenca rajonale armëve të lehta
Dita e djeshme shënoi mbylljesn e konferencës rajonale kundër trafikut të armve të lehta dhe të vogla të Evropës juglinore. Seminari u organizua nga Qendra Rajonale SECI, Organizata Safeëorld (Angli), në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit Publik të Shqipërisë. Për të siguruar sukses për operacionin antiarmë pjesëmarësit ranë dakort për nënshkrimin fakultativ në Task Force kundër trafikut në operacionin “SAFE PLACE”. Zëdhënësja për shtyp e policisë së shtetit saktëson se koncepti i Operacionit përfshin aksionin e fokusuar mbi grumbullimin e të dhënave statistikore mbi trafikun e armëve të vogla dhe të lehta në rajon, (numri, mënyra e veprimit, përsonat e arrestuar, rrjetet kriminale, tendencat dhe lidhjet ndërkombëtare në përputhje me standartet, si dhe të raportojnë në qendrën SECI për 6 muaj. Edlira Teferiçi shton se tjetri fokusohet mbi shkëmbimin e informacionit operacional nëpërmjet Oficerëve Ndërlidhës të SECI dhe investigimet e koordinuara. Nevojat në nivel kombëtar do të identifikohen për policinë kombëtare, kufitare dhe doganat. Identifikimi mbi nevojat për pajisje dhe legjislacion, i nevojave dhe mangësive për bashkëpunim rajonal/ndërkombëtar prëbëjnë një pikë tjetër të nënshkrimit të marrëveshjes. Do të krijohen sakaq kanalet e domosdoshme të komunikimit me anë të emërimit zyrtar të personit apo ekipit të kontaktit. Detajet (emra, adresë, telefon, e - mail) duhet ti jepen njësisë operacionale të SECI. Operacioni do të koordinohet nga manaxheri i projektit me mbështetje të veçantë nga Zyra Ndërlidhëse Shqiptare. Për të siguruar një funksionim dhe mirëmbajtje sa më të mirë të operacionit deri në ruajtjen e sistemit të të dhënave, detajet e rasteve të trafikut të armëve të vogla dhe të lehta, të gjitha vendet antare do të dërgojnë tablonë mujore mbi kapjen e tyre në përputhje me formatin e aprovuar dhe me Ligjet Kombëtare mbi mbrojtjen e të dhënave.Të gjitha vendet antaret që janë pjesë e inisiativës do të ndihmojnë për të lehtësuar mirëfunskionimin e të gjithë operacionit dhe do t’i përgjigjen kërkesave për informacion të bëra nga menaxheri i projektit në kohën e duhur.
Pasaporta e trafikut
-3 raketa tip "Strela" 2M
-Ilmi Isuf Isufi, vitlindja 1961, lindur dhe banues në Shkodër
-Sokol Mujaj, vitlindja 1969, lindur dhe banues në Shkodër
-Mentor Cani, vitlindja 1974, lindur dhe banues në Shkodër
-Armir Troshani, vitlindja 1969, lindur në Malësi të madhe dhe banues në Shkodër
Zbulimi i 3 raketave
Raketat tokë-ajër u zbuluan nga policia në një benz tip furgon Benz me targa TR 9789 J. municioni luftarak u kap në fushë-Prezë 3 ditë më parë. Veç raketave që u konfiskuan nga organet e rendit, përfunduan në pranga dhe 4 persona që akuzohen për trafik armësh. Ilmi Isufi, Sokol Mujaj, Mentor Cani dhe Armir Troshani u arrestuan në bazë të informacioneve të mbërritura nga policia malazeze që i kishte diktuar që prej 6 muajsh. Lidhur me destinacionin e raketave ka shumë aludime, por grupi hetimor konkludoi se ngarkesa me municion nuk do të dërgohej në vendet në konflikt.