E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grindja, plagosen dy të rinj

16/12/2004  Mesditën e së djeshmes kanë mbetur të plagosur në një lokal të kryeqytetit dy të rinj. Stilian Braja dhe Megen Cala u lënduan gjatë një qitje me pistoletë të ekzekutuar nga një djalosh që tashmë gjendet në listën e të kërkuarave.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi tek bar "Divino", prapa shkollës së mesme të gjuhëve të huaja "Asim Vokshi". Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se lokali ishte i mbushur me nxënës dhe studentë. Asgjë nuk ka tingëlluar e dyshimtë në ambient, para se njëri nga klientët të konstatonte se në tavolin prapa ishte ulur një rival i tij. I riu nuk ka mundur të rezistojë dot pa e fyer kundërshtarin, i cili po bisedonte me 2 persona të tjerë që kishte në tryezë. Të njëjtat burime saktësojnë se paskëtaj, mes tyre kishte nisur një betejë e ashpër fjalësh banale të cilat degraduan deri tek nxjerra e armës. Protagonisti kryesor, identiteti i të cilit nuk publikohet nga forcat e rendit për arsye hetimore, qëlloi në drejtim të rivalit duke e lënë të plagosur. Veç Stilian Brajës mbeti i lënduar gabimisht dhe shoku i autorit, Migen Cala. Me të kryer aktin, ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes duke u shpëtuar prangave të bluve. Furgoni i grupit të gatshëm të komisariatit nr 1 që gjendej rastësisht duke patrulluar atypari mbërriti tek "Divino" pak minuta më pas. Policia u mor me dërgimin e të plagosurve në spitalin ushtarak. Mësohet se ata gjenden jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, është arritur të identifikohet autori, i cili tashmë ëhstë renditur në listën e personave të kërkuar nga policia. Materialet iu kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›