E Hënë, 2 Nëntor 2026

Klinsman: Do të japim maksimumin

16/12/2004  

Jyrgen Klinsman pret me kureshtje se si do të shkojë turi në Azi. Me disa ndryshime taktike dhe me një rreshtim tjetër në fushë, kombëtarja gjermane pritet të dhurojë spektakël në ndeshjen e parë kundër Japonisë. Një pikë referimi në sistemin e ri pritet të jetë edhe mbrojtësi debutues, Patrik Ovomojela. Bashkë me lojtarin e kategorisë së dytë, Lukas Podolski, ai pritet të jetë në formacionin e parë. Edhe rreshtimi i duhur është shumë i rëndësishëm për Klinsmanan: "Përpara se lojtarët të shkojnë në pushimet e shumëmerituara, ne duam të japim diçka këtë herë. Lojtarët e dinë se duhet t’i japin gaz." Pas shumë kohe të mirë dhe gjumi, trajneri ka zhvilluar një seancë 90 minutëshe stërvitore me 17 lojtarët e tij. Pas stërvitjes, mbetet gjithsesi një pikëpyetje në lidhje me formacionin: Kush do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes me katër lojtarë? Pasi superfuqia e këtij pozicioni, Filip Lahm, si edhe kolgeu i tij sulmues Kevin Kurani dhe Andreas Hinkel e Timo Hildebrand do të jenë në dispozicion vetëm kundër Koresë së Jugut dhe aktualisht vetëm i riu i Bremenit, Kristian Schulz është në dispozicion për këtë pozicion. Por aktivizimi i dy debutuesve në mbrojtje mund të rezultonte me risk, pasi në krahun e djathtë do të luajë për herë të parë lojtari i Bielefeld, Ovomojela. Ndryshimi taktik nga 4-4-2 në 4-3-3 është gjithashtu diçka që mund të provohet nga trajneri. Madje që në ndeshjen e parë, Klinsman pritet të luajë me një treshe sulmuese të përbërë nga Miroslav Klose, Gerald Asamoah dhe 19-vjeçari Lukas Podolski. "Ne kemi vendosur që të luajë gjithmonë shpejt, të luajmë gjithmonë futboll me tempo dhe ta vendosim nën presion kundërshtarin tonë", ka theksuar portieri Oliver Kahn.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›