E Diel, 1 Nëntor 2026

Adriano, dy javë stop

15/04/2005  Nuk ka qetësi në ambientin zikaltër, sepse përveç ngjarjeve të derbit, shqetëson edhe gjendja e Adrianos. Braziliani, i riaftësuar në momentet e fundit për ndeshjen me Milanin, u bllokua përsëri nga dhimbjet në shpinë, të cilat e detyruan të dilte në fillim të pjesës së dytë dhe t’i nënshtrohej regjimit të shtratit. Pas kontrolleve të rastit, sulmuesi brazilian do të qëndrojë pushim për disa ditë, duke humbur në këtë mënyrë sfidën me Kaljarin, por ndoshta edhe ndeshjen e madhe kundër Juventusit. Kundër Kaljarit nuk do të jetë as Stankoviç, i cili vuan nga një dhimbje në pulpë, që e la jashtë derbit. Mesfushori serb ka punuar ditët e fundit në palestër, por pa u sforcuar, ndërkohë që në fund të sezonit parashikohet një operacion për problemet e hernias. Të dielën, mund të jetë radha e Kristian Vierit për të zbritur në fushë, pas përjashtimit nga derbi për zgjedhje teknike. Sulmuesi, ndonëse nuk është në gjendje shumë të mirë fizike, mund të luajë nga minuta e parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›