Rreziqet e Putinit

15/04/2005 Revolucionet e njëpasnjëshëm përreth po përshpejtojnë dezintegrimin e Rusisë
Pas trazirave në Kirgistan, rezistenca dhe zhgënjimi janë duke u rritur në Moskë, ndaj politikave shqetësuese të Presidentit Vladimir Putin. Revolucioni po përhapet në ish -republikat sovjetike dhe shumë vetë po pyesin se sa do të zgjasë përpara se të arrijë në kryeqytetin e Rusisë
Ndërkohë që amerikanët përshëndetën “agimin e një të ardhmeje më të mirë demokratike në Kirgistan” (Sekretarja e Shtetit), një mik i ngushtë i Putinit pati një mendim krejt tjetër. Duke iu referuar rolit tradicional të Kirgistanit, si një nyjë e trafikut të drogës, si dhe grabitjeve në rrugët e kryeqytetit, panorama e tij ishte e zymtë: Ky, tha ai, “është një revolucion që mban erë opium dhe ka ngjyrën e natës”
Pas rënies së Bishkekut, një gazetë ruse u drejtoi politikanëve vendas pyetjen, se çfarë ngjyre do të kishte revolucioni kur të mbërrinte në Rusi. “Në vendin tonë, ku agresioni ka rrënjë në secilin prej nesh, ai mund të ketë ngjyrën e gjakut”, tha një anëtar i Dumës, Parlamentit rus
Presidenti Putin, një njeri përgjithësisht gojëmbyllur, ia kaloi edhe shtypit amerikan në hartimin e nekrologjisë së KSHP. “E vetmja arsye përse ai ishte krijuar, tha Putin, ishte për të mundësuar një divorc të civilizuar të të gjithë republikave pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Kjo detyrë, tashmë është realizuar”.
Mysafiri i rëndësishëm nga Moska, Presidenti rus, Vladimir Putin, sapo kishte mbërritur në Jerevan, kur qielli u nxi i tëri dhe dëbora nisi të mbulojë kryeqytetin e Republikës kaukaziane të Armenisë. Në fakt, retë ishin varur aq poshtë, saqë mali madhështor Ararat, simboli kombëtar i Armenisë, që zgjatet afro 5000 metra lart në qiell, nuk dukej fare.
Në Jerevan, kjo është gjithmonë një shenjë e keqe.
Në përpjekje për të ngritur humoret, Robert Kocharian, kreu armen i shtetit, gjeti një zgjidhje: Ai e mori kolegun e tij rus, për ta qerasur në restorantin më të mirë të qytetit, Cafe Poplavok (“Notari”). Nën tingujt e muzikës xhaz dhe me nga një gotë verë të kuqe armene përpara, Kocharian u përpoq të bëjë të pamundurën për të zbutur disa prej shqetësimeve të Putinit.
Ishte e premte, 25 mars.
2500 kilometra më në lindje, në Bishkek, situata nuk ishte aspak e zakontë. Në të vërtetë, tashmë mbretëronte poterja në rrugët e kryeqytetit Kirgiz. Një turmë e zemëruar ishte duke marrë në kontroll jo vetëm rrugët e Bishkekut. Të armatosur me kopaçe, ata hynë me forcë në supermarkete dhe dyqane mallrash. Grabitësit morën përkohësisht në duar kontrollin e kryqeytetit të Kirgistanit.
Një ditë më parë, opozita e regjimit kishte iniciuar një grusht befasues dhe kishte marrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, ose zyrat qendrore të qeverisë së Kirgistanit. Presidenti Askar Akajev e dorëzoi pushtetin pa rezistencë. Kreu i rrëzuar i këtij vendi të vogël 5 milionë banorësh, rrëzë maleve Tioen Shan, u arratis me helikopter për në Rusi, së bashku me familjen.
Kirgistani ishte vendi më i fundit në rajon, qeveria e të cilit u detyrua të largohet me forcë. Në 2003, gjeorgjianëve iu deshën disa muaj për të larguar Eduard Shevarnadzen, dhe ukrainasve iu deshën tetë javë vjeshtën e kaluar për të rrëzuar qeverinë e tyre në Kiev. Por populli i Kirgistanit theu të gjithë rekordet e mëparshëm: në Bishkek, revolucioni ishte diçka e mbaruar vetëm pas disa orësh, dhe kjo ishte e para ngjarje e tillë në një ish shtet të Bashkimit Sovjetik, i cili është i dominuar nga feja myslimane.
Natyrisht, Lindja dhe Perëndimi e panë në dy mënyra krejtësisht të ndryshme llojin e grushtit të shtetit, që ndodhi në këtë republikë kufitare me Kinën. Ndërkohë që amerikanët përshëndetën “agimin e një të ardhmeje më të mirë demokratike në Kirgistan” (Sekretarja e Shtetit), një mik i ngushtë i Putinit, pati një mendim krejt tjetër. Duke iu referuar rolit tradicional të Kirgistanit, si një nyjë e trafikut të drogës, si dhe grabitjeve në rrugët e kryeqytetit, panorama e tij ishte e zymtë: Ky, tha ai, “është një revolucion që mban erë opium dhe ka ngjyrën e natës”. Deklaratë e njohur: Kur regjimi autoritar në Kiev u rrëzua nga Viktor Jushenko dhe Julia Timoshenko, Moska e quajti një “grusht anti-Rus”.
Por kryengritja në Kirgistan nuk ishte saktësisht si ato të barinjve të dikurshëm. Ajo ishte jo më pak se një ndarje nga tradita, sidomos për Putinin.
Emancipimi nga Moska
Fakti që lajmet për kryengritjen në Kirgistan i erdhën Putinit gjatë kohës që ndodhej në Jerevan duhet të ketë patur një simbolikë shumë të hidhët: Pas rënies së Akajevit, një lider besnik ndaj Moskës, Armenia është tashmë e vetmja republika me të vërtetë besnike ndaj Moskës në rajonin ish-Sovjetik.
Pas grushtit në Bishkek, Komonuelthi i Shteteve të Pavarur – aleanca e ish-republikave sovjetike, te mbështetja e të cilave Moska shpresonte të gjente bazën për të rifituar statusin e superfuqisë – është thuajse i vdekur.
Në fund, Presidenti Putin, një njeri përgjithësisht gojëmbyllur, ia kaloi edhe shtypit amerikan në hartimin e nekrologjisë së KSHP. “E vetmja arsye përse ai ishte krijuar, tha Putin, ishte për të mundësuar një divorc të civilizuar të të gjithë republikave pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Kjo detyrë, tashmë është realizuar”.
Por, ç’është e vërteta, aleanca e KSHO ishte krijuar në fakt për të qenë diçka krejtësisht e ndryshme. Ajo ishte menduar të bëhej saktësisht ajo aleancë që po zbulohet sot, “një erozion i këtij rajoni gjeopolitik”, siç e quajti Putini, në korrik të vitit të kaluar. Por, marrëdhëniet e Moskës me republikat e reja janë të zvarritura, dhe ato janë përgjithësisht të karakterizuara nga frika dhe pakënaqësia – ose varësia financiare.
Pas rënies së Bishkekut, njeriu që shpesh herë thirret Cari i ri i Rusisë, ngjan thjesht si një politikan që ka mbetur i pafat. Në të vërtetë, duket se Parisi dhe Berlini janë të vetmet vende, ku atij i ka mbetur pak reputacion.
Megjithatë, në shtëpi, Putini shfaqet sërish si një politikan pa fat. Dhe kjo nuk është e kufizuar thjesht në presidencën e tij; ish-oficeri i KGB ka arritur gjithashtu shumë pak në krye të Kremlinit. Viktor Çerkashin, edhe ky një ish-oficer i KGB, kohët e fundit e kritikoi Presidentin, duke e quajtur një “burokrat të thjeshtë”. Çerkashin ka punuar 40 vjet për KGB, dhe kohët e fundit ka qenë shef i kundërspiunazhit në ambasadën e Rusisë në Uashington. Si për t’i hedhur benzinë zjarrit, një prej këshilltarëve të lartë të Putinit u mësua se ka deklaruar që Presidenti e ka humbur “shtytjen vendimmarrëse” dhe se “po e mbërthen paniku”. Dhe Lilia Shevtsova, e “Carnegie Moscow Center”, vuri gishtin mbi plagë, duke treguar atë që lëviz elitën politike ruse sot: atdheu i tyre ndihet gjithnjë e më i rrethuar sepse politika e jashtme amatore ka nxitur krijimin e një “barriere protektive” mes Rusisë dhe Perëndimit.
Moska sheh një ogur të zi në planet e Presidentit të SHBA, George Bush për të nderuar dhe festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore. Pak javë më vonë, përpara se Bushi të takohet me Putinin në 9 maj, përvjetorin e luftës, Presidenti i SHBA do të shkojë në Letoni dhe Gjeorgji. Duke vizituar fqinjët më shqetësues të Moskës, Uashingtoni po hedh tërthorazi kripë mbi plagët e hapura të Rusisë, duke i dhënë asaj sinjale që tregojnë se sfera e saj e pushtetit, siç ishte në 1945 me të gjithë rajonet e pushtuar, tashmë është tkurrur brenda kufijve kombëtarë të këtij vendi.
Vetizolimi
Me një ndjenjë kënaqësie, ish-këshilltari amerikan për sigurinë, Zbigniew Brzezinski, flet për “vetizolim” kur analizon politikën e jashtme aktuale të Moskës. Qeveria ruse, argumenton ai, e interpreton automatikisht çdo sukses në Perëndim si një humbje për Rusinë. Ka patur shumë arsye për ta ndryshuar këtë kurs, në Ukrainë dhe në Azinë Qendrore. Por në vend që të ripërcaktojë synimet e veta afatgjata, Kremlini zgjodhi që të shërbejë si një engjëll mbrojtës për regjimet despotikë. Strategjia e Moskës, thotë ai, ka qenë ajo e “kompletimit të së kaluarës”.
Sigurisht, qeverisë ruse nuk mund t’i ketë shpëtuar fakti që edhe në Kirgistan po grumbullohej goxha dinamit. E megjithatë, Kremlini vazhdoi të mbështesë mikun e vjetër, Askar Akajev.
Regjimi, i udhëhequr nga inxhinieri dhe shkencëtari Akajev, kishte qenë gjithmonë i dobët. Një estet, që ka lexuar shumë – ai admiron ish-kancelarin gjerman, Ludvig Erhard, poetin Heinrich Heine dhe kompozitorin Robert Schuman – Akajev shihej si liberal kur erdhi në pushtet në 1990. Kirgistani vlerësohej si një “ishull demokracie”, sidomos krahasuar me fqinjët autoritarë.
Megjithatë, pa kaluar shumë kohë, pushteti i Akajev u shndërrua në një sundim autoritar, i dominuar nga klani familjar që shtypte masmedian dhe ekonominë. Akajev mbylli gazetat e panënshtruara dhe shfuqizoi ish-zëvendëspresidentin, Feliks Kulov. Më pas, ky i fundit u rrit si lider i opozitës, më pas rival i Presidentit, dhe përfundoi në burg për “abuzim me autoritetin”.
Nën sundimin e Akajevit, gjendja ekonomike në Kirgistan ishte e rëndë, dhe ky vend ishte më i varfri mes ish-republikave sovjetike. Të ardhurat për frymë ranë në 20 euro në muaj, dhe shpresat për përmirësim ishin shumë të pakëta.
Në fund të shkurtit, ai guxoi shumë, duke dërguar si deputetë në parlament të birin, Adair, të bijën Bermet dhe kushërinj të tjerë. Veç kësaj, Akajev përdori trille ligjorë dhe madje edhe manipulime për të penguar opozitën. Funksionoi: në fund ata fituan vetëm pesë vende në parlament.
Deri atëherë, popullata kirgize kish duruar shumë dhe zemërimi shpërtheu. Rebelët marshuan drejt Bishkekut, të udhëhequr nga ish funksionarë të regjimit që kishin ndërruar krah. Kur Akajev u aratis, shpërtheu vala e grabitjeve.
Shumë prej rebelëve dëshironin t’i zgjidhnin aty për aty problemet sociale, por me anë të vjedhjeve, dhe jo reformave afatgjata. Pasi u lirua nga burgu përmes protestuesve, Feliks Kulovit iu deshën dy ditë të ndalte trazirat nëpër rrugë.
Fillimisht, opozita kishte patur në plan të rrëzonte Akajevin me zgjedhje të ligjshme në vjeshtë, por nën trysninë e popullit, u desh të veprohej më me nxitim. Presidenti i ri, Bakijev, pranoi se ndjenjat që kishte ishin të përziera. “Nuk i uroj askujt që të vijë në këtë mënyrë në pushtet”, tha ai.
Një trashëgimi ngulmuese sovjetike
Problemi më i madh i Kirgistanit është ndarja e brendshme dhe mosmarrëveshjet mes rajoneve. Nga njëra anë, është një veri i zhvilluar me një ndikim dhe karakter të fuqishëm rus, dhe nga ana tjetër është një jug rural i varfëruar i dominuar nga klane. Të fuqishmit e rinj në Bishkek – ish-gjenerali Feliks Kulov, 56 vjeç, një përfaqësues i veriut dhe udhëheqësi i përkohshëm, Bakijuev, 55 vjeç, një jugor – janë të gjithë pjesë e një kuadri të formësuar nga ish-sistemi sovjetik. Si të tillë, ata janë pjesë e një problemi kombëtar që do të kërkojë dekada që të zgjidhet.
Eshtë krejtësisht e arsyeshme të vësh në dyshim suksesin e revolucionit, sepse sistemi i korruptuar vazhdon të funksionojë, edhe pa ish-udhëheqësin Akajev. Në fund të fundit, parlamenti i vendit ishte përzgjedhur nga Akajev dhe ai është i përbërë nga ish-miq të regjimit dhe biznesmenë të dyshimtë. Edhe vetë ministrja e Jashtme, Rosa Otunbajeva, tha se “ishte gabim” që e kishin lejuar të qeveriste pas grushtit të shtetit. Ndërkohë, kreu i shërbimit të fshehtë të brendshëm, i cili në kohën e Akajevit rekrutoi shumë spiunë nga brenda qarqeve të opozitës, është ende në detyrë. Aktualisht nuk ka asnjë plan për hapje dosjesh.
Kjo lloj vazhdimësie ia lehtësoi punën Putinit për të sakrifikuar publikisht aleatin e tij të vjetër, Akajev. Ai i njihte shumë mirë njerëzit e rinj në Bishkek, tha Putini kur ishte në Jerevan, “ ata kishin kontribuar shumë në zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë”.
Megjithatë, për Moskën do të jetë e vështirë të rivendosë nën sferën e vet Kirgistanin. Ministrja e Jashtme, Otunbajeva, për shembul, një ish-diplomate në Uashington dhe në Tbilisi (ku përjetoi nga afër Revolucionin e Trëndafiltë në Gjeorgji), dëshiron të vendosë marrëdhënie më të ngushta me SHBA. Nga pikëpamja gjeostrategjike, Kirgistani është shumë i rëndësishëm, dhe ajo dëshiron gjithashtu që 1000 ushtarët amerikanë që janë vendosur në një bazë pranë Bishkekut që nga koha e luftës në Afganistan, të vazhdojnë të qëndrojnë.
Jo më larg se fillimi i shkurtit, ajo i bëri tirrje një grupi partnerësh dhe sponsorësh të revolucionit kirgiz, që i quajti “miqtë tanë amerikanë” si dhe George Sorosit, i cili ndihmoi në rrëzimin e Shevarnadzes në Gjeorgji. Në përpjekje për të ndihmuar procesin demokratik, amerikanët hodhën 12 milionë dollarë në Kirgistan, në formën e bursave dhe donacioneve – kjo vetëm vitin e kaluar. Departamenti i Shtetit i SHBA madje ndihmoi për blerje pajisjesh për televizionin e provincës jugore Osh.
“Revolucioni: Po vjen drejt një republike sovjetike pranë jush”
“Bacili i revolucionit” mund të përhapet tani në shtetet e tjerë të Azisë Qendrore, në të njëjtën mënyrë. Për shembull marrim vendin e shumëpopulluar të Uzbekistanit, ku despoti Islam Karimo (që shumë besojnë se vuan nga kanceri) ka shfrytëzuar të gjtihë mundësitë e një sundimi me grusht të hekurt: afro 10 mijë anëtarë të opozitës dhe trebelë islamikë vuajnë në burgje, xhamitë vëzhgohen rreptë dhe imamët caktohen vetëm nga shteti.
Toka po dridhet gjithashtu nën këmbë edhe në Kazakistan, një vend me rezerva të shumta nafte. Presidenti Nazarbajev sundon Kazakistanin së bashku me klanin e familjes. Në dhjetor, ai do të kandidojë për t’u rizgjedhur dhe do të duhet të ketë përballë një kandidatë shumë të fortë nga opozita, që është ish-kryeprokurori Tujakbai. Prej disa muajsh, ish-ministra dhe funksionarë të lartë po i bashkohen opozitës. Edhe udhëheqja e këtij vendi është e shqetësuar, sipas lajmeve që vijnë nga Moska. Por Nazarbajev nuk mendohet të përsërisë të njëjtin “gabim” si fqinji i tij Akajev, i cili nuk përdori forcë mbi opozitën.
Pas ngjarjeve në Bishkek, krerët e dy partive besnike ndaj qeverisë në Kazakistan deklaruan se “jemi gati të mbrojmë edhe me armë sovranitetin e vendit tonë”. Ky mesazh i qartë, i pagabueshëm kishte padyshim mbështetjen e Nazarbajevit.
Javën e kaluar, vetë Akajev arriti në përfundimin se demokracia (ose ajo që ai e quan demokraci) duhet të mbrohet edhe me forcë, nëse është e nevojshme. Fakti që këto fjalë ai i tha nga vendi ku ndodhet në ekzil, Moska, shqetësoi shumë njerëz. Në fund të fundit, një këshilltar në Kremlin kishte përdorur të njëjtat fjalë për të mbështetur Akajevin. “Mosgatishmëria e udhëheqësve për të përdorur forcën kishte detyruar shumë grupe opozitare të vinin në pushtet në shumë prej ish-republikave sovjetike”, tha ai.
Dhe ajo që ka mbetur nga ish-Komonuelthi i Republikave Sovjetike mund të bëhet pluhur e hi shumë shpejt. Trazira po ndihen edhe në Minsk, kryeqyteti bjellorus, ku mitingu i ardhshëm i opozitës është planifikuar më 26 prill, përvjetori i katastrofës së Çërnobilit.
Ndërkohë, Putini duhet të mendojë me kujdes lëvizjen e radhës. Imazhet televizivë nga Tbilisi, Kievi dhe Bishkeku kanë lënë pa dyshim shenjën e tyre. Në republikën myslimane të Bashkortostanit, afro 15 mijë demonstrues ishin gati duke rrëzuar qeverinë kohët e fundit. Në të njëjtën kohë, protesuesit në republikën kaukaziane të Ingushetisë i bënë thirrje sunduesit të largohet. Dhe si për të përkeqësuar gjërat, nëpër Rusi, reformat e implementuara dobët kanë bërë që qindra mijëra protesues të dalin në rrugë, për herë të parë pas disa vitesh.
Pas rënies së Bishkekut, një gazetë ruse u drejtoi politikanëve vendas pyetjen, se çfarë ngjyre do të kishte revolucioni kur të mbërrinte në Rusi. “Në vendin tonë, ku agresioni ka rrënjë në secilin prej nesh, ai mund të ketë ngjyrën e gjakut”, tha një anëtar i Dumës, Parlamentit rus.