Universiteti i Tiranës, rreth 3500 pranime

15/04/2005 Konkurset/ Dekani i Drejtësisë: Do të këmbëngulim për të hapur sistemin part-time me 200 veta
Ja si do të ndahen kuotat në degët e Mjekësisë, Drejtësisë, Ekonomikut dhe Shkencave të Natyrës
Këtë vit janë propozuar rreth 3500 kuota për gjithë Universitetin e Tiranës, gati po aq sa u miratuan vjet nga qeveria. Ka luhatje të vogla në shifra, sipas fakulteteve. Vitin e kaluar qeveria miratoi 3480 kuota për këtë universitet, megjithëse ky insitucion kishte kërkuar më pak. Nga viti në vit pritet që numri i pranimeve të rritet.
Ekonomiku
Vitin e kaluar Fakulteti Ekonomik ka patur gjithsej rreth 840 kuota, ndërsa këtë vit ata kanë propozuar 980 kuota kryesore dhe 30 kuota të tjera për studentët jashtë trojeve të Shqipërisë. “Ndërsa për sistemin Part-Time kemi propozuar që pranimet të jenë të lira. Pra, pa konkurs”, thotë dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule.
Drejtësia
Fakulteti i Drejtësisë po synon gjithashtu të mbaj të njëjtën kuotë si vitin e kaluar, 300 pranime edhe për konkursin e këtij viti. Për shumë vite me radhë, ata kanë patur vetëm 100 pranime. Vetëm vitin e kaluar mundën ta ngrinin këtë kuotë në 300 vetë. Ndërkohë dhe vitin e kaluar ata propozuan hapjen e sistemit part-time, kërkesë e cila nuk u miratua. Megjithatë, pedagogët vazhdojnë të këmbëngulin në këtë ide. „Këshilli i Fakultetit u mblodh para disa ditësh dhe vendosi që të propozojë hapjen e sistemit part-time me një kuotë rreth 200 vetë. Ndërkohë dhe për sistemin me kohë të plotë propozuam që të ruhet e njëjta kuotë si vitin e kaluar, rreth 300 vetë, duke përfshirë dhe kuotat e trojeve“, shpjegon Kudret Çela, dekani i Fakultetit Juridik. Ndërkohë, diploma e sistemit me kohë të pjesshme në drejtësi do të „prodhojë“ vetëm jurista, duke qenë më e kufizuar se ajo e sistemit me kohë të plotë, e cila të jep mundësi për të vazhduar magjistraturën, për t’u bërë noter, apo avokat.
Shkencat e Natyrës
Ndërsa Fakulteti i Shkencave të Natyrës pritet të jenë gati po aq pranime sa vitin e kaluar, me më pak studentë për disa degë, jo shumë të preferuara si Matematika dhe Fizika. “Kemi propozuar rreth 500 kuota, për matematikën dhe fizikën rreth 110 kuota, informatikën dhe biologjinë 70 kuota, për secilën degë të kimisë nga 50 kuota. Ndërkohë vitin e kaluar kemi patur sistem part-time vetëm për matematikën dhe iformatikën, këtë vit do të shtojmë dhe biologjinë”, thotë dekani i Shkencave Natyrore, Llukan Puka. Ai shpjegon se njësoj si vitet e tjera, për konkurrentët e matematikës dhe informatikës do të jetë një konkurs, po kështu dhe për konkurrentët e kimive, të cilët në momentin e regjistrimit mund të zgjedhin se cilën nga kimitë dëshirojnë të vazhdojnë.
Mjekësia
“Këtë vit kemi propozuar 320 kuota, 200 kuota për mjekësinë e përgjithshme, 60 kuota për stomatologjinë dhe 60 kuota për farmacinë. Pra, sa viti i kaluar”, thotë Kristo Pano, dekani i Fakultetit të Mjesisë. Ndërkohë dhe Fakulteti i Infermirisë ka propozuar gati po aq kuota sa vitin e kaluar, rreth 340 kuota, ndërsa vjet u bënë 333 pranime.
Kudret Çela
“Do të botojmë bankën e pyetjeve”
“Këtë vit do të ketë një rishikim të programit, do të përmirësohen disa elementë. I kam kërkuar Departamentit të së Drejtës Publike, që të rinovojnë programin. Ndërkohë, së bashku me programin, ne kemi vendosur që bashkë me të kandidatëve që do të vijnë për t’u regjistruar së bashku me programin t’u japim dhe dhjetëfishin e pyetjeve. Vitet e kaluara lejohej që të jepej vetëm testi i rënë në konkursin e një viti më parë, këtë vit ne do të publikojmë gjithë bankën e pyetjeve. Në mënyrë që së bashku me programin me anë të pyetjeve kandidatët të orientohen në të mësuar. Dhe kush është i zoti për të mësuar 700 pyetje, le t’i mësojë dhe ta fitoj konkursin. Tek e fundit, konkursi është një mënyrë seleksioni. Departamentet po përgatiten për të botuar 10-fishin e pyetjeve të zakonshme në formë libri, kush është i zoti le t’i mësoj, nuk ka përse të mbahen të fshehta“, thotë Kudret Çela, dekani i Fakultetit të Drejtësisë.
Kuotat e propozuara nga Fakultetet
për vitin akademik 2005-2006:
Fakulteti Ekonomik:
980 kuota kryesore
30 kuotat nga trojet
part –time pa konkurs
Fakulteti i Shkencave Natyrore:
510 kuota kryesore
Matematikë: 110
Fizikë: 110
Informatikë: 70
Biologji: 70
Kimi e përgjithshme: 50
Kimi ushqimore: 50
Kimi industriale: 50
Sistemi part-time:
Biologji: 100
Matematikë: 70
Informatikë: 50
Drejtësi:
Kuota kryesore: 300
Sistemi part-time 200
Shkencat Sociale: 420
Mjekësi:
Kuota kryesore: 320
Mjekësi e përgjithshme: 200
Farmaci: 60 kuota
Stomatologji: 60 kuota
Kuotat e miratuara nga Qeveria për vitin akademik 2004-2005
Matemati. 120
Fizike 120
Mat-Fiz
Bio-kimi 70
Kim. Pergj 50
Ki.Ushq 50
K.industri. 50
Informatik. 100
Gazetari 100
P.sociale 120
Filoz-soc 120
Psikologji 100
Sh.politike 80
Drejtësi 300
Mjekësi 200
Stomatol. 60
Farmaci 60
Infermieri 333
Admin.biz. 350
Ekonomist 70
Financë 350
Marketing 50