Dokumentat nën mbikqyrjen e pedagogëve francezë

15/04/2005 “Më duket një gjë e rëndësishme të zhvillojmë atë që ne e quajmë në Francë "Supervizimi i përbashkët i tezave të doktoraturës", i cili mundëson përgatitjen e një teze doktorature nën përgjegjësinë e përbashkët të dy institucioneve të arsimit të lartë në dy vende të ndryshme në kuadrin e një konvente”, thotë Francois Fillon, ministër i Arsimit Kombëtar, Arsimit të Lartë dhe Kërkimit. Kjo është përgjigjja që i ka kthyer ministri francez kërkesës së ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Luan Memushi.
Kjo nismë është në vijim të Samitit të Berlinit dhe në kuadër të takimit të Bergenit në maj të këtij viti, lidhur me tezat e doktoraturës. Në këtë samit, Hapësira Evropiane e arsimit të Lartë dhe Hapësira Evropiane e Kërkimit Shkencor, u konsideruan si dy shtyllat e shoqërisë e dijes, lidhjet mes të cilave duheshin forcuar më tej. Në këtë kuadër, ata menduan t'i kushtojnë një vëmendje të veçantë studimeve të doktoraturës dhe bashkëpunimeve evropiane në këtë fushë, për të rritur cilësinë e tyre dhe për ta shndërruar këtë cilësi në një emblemë të hapësirës evropiane të arsimit të lartë dhe në një faktor të rëndësishëm të përfshirjes në të. “Ky orientim i ri, sipas mendimit tim, duhet të thellohet dhe konsolidohet në Samitin e Bergenit“, thotë Fillon. Në disa vende, pjesëmarrja e udhëheqësit shkencor në juri është e detyruar, në disa vende ajo është e ndaluar. Po kështu, disa vende, duke konsideruar që një punim i vetëm mund të japë vetëm një diplomë të vetme, mbështesin variantin e diplomës së përbashkët të doktoraturës, disa vende të tjera që nuk e kanë të përfshirë këtë mundësi në rregulloren e tyre kombëtare japin dy diploma doktorature.
“Pa dyshim, do ishte mirë që këto pengesa të hiqeshin në rang evropian. Ky është një proces që do të kërkojë kohë, sepse disa modalitete lidhen me tradita të vjetra universitare në secilin vend”, thotë Fillon.
Diploma e Doktoraturës do të njihet me të drejta të plota në Francë me të vetmin kusht që Koneventa e nënshkruar nga dy institucionet të garantojë njohjen e saj nga vendi tjetër partner.