E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raundi i parë i shkon Interit, Çelsi mundet 2-1 në San Siro

Champions Milito e Kambiaso firmosin fitore, Kalu u jep shpresë anglezëve për ndeshjen e kthimit

Interi fiton 2-1 në ndeshjen e parë ndaj çelsit. Dy argjentinasit Milito e Kambiaso firmosin fitore, Kalu u jep shpresë anglezëve për ndeshjen e kthimit. Kontrolli shumë i mirë i topit shmang Xhon Terrin, në një pozicion të mirë lëshon një të djathtë në shtyllën e parë për të befasuar portierin Peter çeh: me këtë numër pas 3 minutash, Diego Milito ka bërë të shpërthejë gjithë “San Siroja” e mbushur përtej kapacitetit, duke çuar Interin në avantazh. çelsi nuk është dorëzuar dhe në minutën e 15 ka humbur një rast të mirë për të barazuar me Didier Drogbanë, goditja e dënimit e të cilit, e ekzekutuar në mënyrë të mrekullueshme, është ndalur vetëm nga traversa. Megjithatë ka qenë Interi që humbi dy raste për dyfishimin e rezultatit me Eto'o, i cili në një mënyrë të pabesueshme ka humbur një mundësi të artë, kur ishte vetëm dy metra larg portës. Pjesa e dytë nis vrullshëm dhe në minutën e 51-të çelsi gjen golin e barazimit 1-1: një dishezë e bukur e Ivanoviç, topi përfundon te Kalu, i cili lëshon një goditje të bukur nga 20 metra, që ka befasuar Zhulio Sezarin, i cili është paksa fajtor që nuk e ka ndalur dot atë top. Anglezët hidhen në sulm në kërkim të golit të dytë, por Interi ndëshkon sërish. Në minutën e 55 italianët kalojnë sërish në avantazh. Argjentinasi Kambiaso gjuan herën e parë, që ndërpritet nga mbrojtja e çelsit, provon sërish nga jashtë zonës dhe e fut në cepin e poshtëm të portës së çeh. Ky gol i rikthen zërin “San Siros”, që i mungonte thuajse fare pas barazimit 1-1. Pak minuta më vonë bën mrekullinë Zhulio Sezar, ku ndali një gjuajtje të Lampart nga pak metra larg. Minuta në vazhdim dhurojnë emocione dhe raste, por asnjë nga të dyja skuadrat nuk mundet të shënojë dhe ndeshja e parë mbyllet 2-1 në favor të Interit. Ndërkohë që çelsi shpreson që me fitoren 1-0 në Londër të arrijë në turin tjetër. CSKA e Moskës dhe Sevilja janë ndarë në paqe, pas një barazimi 1-1 në përballjen tjetër të mbrëmjes së djeshme të Champions League, të luajtur rreth 2 orë para supersfidës Inter-çelsi. Ishin andaluzianët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 25 me Negredo. Në minutën e 66 Gonzalez shënon për të baraspeshuar gjithçka. Ky barazim e favorizon Seviljen për kualifikimin më tej, për shkak të golit të shënuar në fushën kundërshtare.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›