E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano fiton çmimin “Bidono d’oro”

Adriano po kalon momente të vështira dhe këtë e thekson edhe më shumë edhe "fitimi" nga lojtari braziliani "Bidono d'oro", cmim i dhënë nga Radio 2 "Catersport" si lojtari më i keq i Serisë A. Përzgjedhja e lojtarit u bë nga dëgjuesit e radios ku në votim morrën pjesë më shumë se 13 mijë dëgjues të emisionit satirik sportiv. Podiumi është i gjithi brazilian: në vend të parë Adriano, fitoi edhe vitin e kaluar, i ndjekur nga kuqezinjtë Dida dhe Ronaldo. Edhe drejtori teknik i Interit, Mario Branka flet për momentin magjik të skuadrës. "Është padrone e një mentaliteti të caktuar, ka mentalitetin e Mancinit". Në lidhje me problemin e Adrianos, Branka thotë: "Kemi dy vjet që të gjithë bashkë po përpiqemi të zgjidhim problemin ‘Adriano'. Jemi të bindur se ky talent do të jetë ai i një sezoni e gjysmë më parë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›