Adriano, i pirë në stërvitje. Murinjo e "dërgon" në shtëpi
Ti e tërheq drejt së mirës, ndërsa ai shkon më shumë drejt së keqes. Adriano ka bërë një nga të tijat të enjten, kur është prezantuar i pirë në stërvitje. Por mister Murinjo e ka "dërguar" sërish në shtëpi edhe më pas e ka drejtuar stërvitjen sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Rinisja e stërvitjeve pas humbjes me Verderin ishte fiksuar në orën 10.30. Braziliani ka ardhur me shumë vonesë, por edhe në një gjendje jo të mirë. Trajneri ka reaguar menjëherë duke e urdhëruar që të largohej nga ambientet e qendrës sportive. Murinjo i kishte besuar sërish Adrianos, pas gjithë atyre që kishte bërë në muajt e kaluar, duke i dhënë mundësinë të luante si titullar të martën kundër Verder Bremenit. Por pikërisht nga transferta gjermane, 26-vjeçari nga Rio ishte ankuar se, kishte luajtur në një ndeshje në të cilën kishte pak për të fituar e shumë për humbur dhe për më shumë ishte zëvendësuar në pushim të ndeshjes nga Ibrahimoviç. Por ajo që ka ndodhur dje, ishte një sinjal, se futbollisti në fjalë i ka humbur lidhjet me Interin dhe se e shikon të ardhmen e tij diku tjetër. Dita e mërkurë, e cila ishte pushim për të gjithë skuadrën, duket se ka ndikuar keq për Adrianon, pasi i ka rikthyer veset e vjetra. Vetëm në këtë sezon, i cili duhej të ishte ai i rikthimit, në fakt braziliani është përjashtuar nga lista e lojtarëve, pasi e kishte gdhirë në diskotekë pas Inter-Xhenoa (26 tetor) dhe kishte ardhur me vonesë e jo në formë në stërvitjen e 28 tetorit, në prag të ndeshjes Fiorentina-Inter.
Por nuk ka vonuar përgënjeshtrimi zyrtar nga ana e Interit. "Është i gjithi një ekuivok, të cilin do ta sqarojë Murinjo". Me këto fjalë presidenti i Interit, Masimo Morati provon të shuajë ngritjen e një tjetër çështjeje "Adriano". Klubi zikaltër kishte mbajtur qëndrim që në mëngjes, duke përgënjeshtruar faktin se lojtari ishte paraqitur në stërvitje në gjendje të dehur. Ja teksti i komunikatës zyrtare, të dalë në faqen zyrtare të klubit në 10.51: "Pas botimeve të disa artikujve në disa të përditshme, klubi i Interit saktëson se, Adriano u është nënshtruar vizitave të stafit mjekësor për një dëmtim të mundshëm në muskujt e kofshës së djathtë, të cilin mund ta ketë pësuar gjatë pjesës së parë në ndeshjes Verder Bremen-Inter. Ndërsa për sa i përket Maikonit, ky i fundit ka zhvilluar një punë aktive rikuperuese, siç ishte programuar edhe nga mjekët. Për çështjen e re, Adriano ka reaguar edhe ish-zëvendëstrajneri, aktualisht trajner i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, i cili ka sulmuar Murinjon: "Murinjo duhet ta kuptojë se ne nuk e kishim gabim, Adriano është i pakontrollueshëm".