E Diel, 1 Nëntor 2026

Lapo Elkan: Juve mund të fitojë gjithçka

Lapo Elkan beson se Juventusi mund të fitojë në të gjitha aktivitetet ku luan dhe e cilëson sfidën me Milanin si "derbin e vërtetë të Italisë". Nipi i ish-presidentit legjendar të bardhezinjve, Xhani Anjeli deklaroi: "Si tifoz juventin mendoj gjithmonë pozitivisht. Besoj se mund të luftojmë për të fituar në të gjitha frontet". Për sfidën me kuqezinjtë, Elkan shtoi: "Kjo nuk është një ndeshje si të gjitha të tjerat, pasi do të luajnë dy prej klubeve më të mira në botë. Në fakt, personalisht mendoj se kjo përballje është derbi i vërtetë i Italisë, pasi luajnë dy klube prestigjioze. Milani ka fituar më shumë në arenën ndërkombëtare, por shpresojmë se do t‘i arrijmë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›