E Hënë, 2 Nëntor 2026

Adriano ka humbur golat

21/02/2005  Adriano po kalon një moment delikat, pasi edhe kundër Udinezes ka qenë një nga më të dobëtit në fushë. Sulmuesi brazilian, që duket se po vuan për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë, nuk shënon që prej ndeshjes kundër Sienës, dhjetorin e vitit të kaluar. Trajneri Mançini e pranon, se ka diçka që nuk shkon: “Adriano duhet të rigjejë qetësinë e humbur, pastaj do të rifillojë të shënojë si më parë. Nuk mund të kesh gjithçka menjëherë”. Dy muaj pa gol, kur flitet për një sulmues për Adrianon, janë me të vërtetë shumë. Interi ka shumë nevojë për golat e tij, pasi ka edhe 13 ndeshje deri në fund të sezonit. Pak nga pak, braziliani po rigjen formën fizike, ndonëse me shumë gabime. Ndaj Udinezes, Adriano u detyrua të luante për 90 minuta, edhe për shkak të dëmtimit të Vierit, por minutat e fundit ishte pothuajse jashtë loje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›