Çfarë nuk duron dot te një mashkull
21/02/2005 Gjithçka është e bukur kur e njeh shumë pak, kur dashuria është e vetmja gjë për të cilën mendon, kur gjithçka ai bën është e përkryer, e mrekullueshme, absolutisht fantastike. Pastaj gjërat fillojnë të ndryshojnë. Tashmë ato që bën ai nuk janë më të përsosura, përkundrazi, tani që mendoheni mirë, shumë gjëra që bën ai ju acarojnë, ju bezdisin për vdekje... madje ka raste që po të kishit në duar ndonjë send të fortë...
Nuk arratisesh dot më, bashkëjetesa është një drejtpeshim shumë i vështirë, dhe pasi të të ketë kaluar dehja e herëve të para zbulohen të metat, ndryshimet, fillon ta shohësh partnerin me tjetër sy, ndonjëherë e adhuron, ndonjëherë tjetër e urren për atë që bën dhe nuk bën. Në këtë artikull, do të përqendrohemi te arsyet pse e urreni, me të gjitha forcat, kur ai...
- Me shumë kënaqësi, tipike mashkullore kjo, hedh sa andej-këndej copat e thonjve të këmbës që është duke prerë. Copa thonjsh që do t’i gjesh pas shumë muajsh në xhepat e këmishave, në këpucë...
- Fillon të kollitet, të kruajë fytin, ndërkohë që ti sheh programin tënd të preferuar në televizor. Dhe jo vetëm që e bën këtë dhe nuk pushon, por i pashqetësuar nxjerr tinguj grykorë pa mbarim. Dhe habitet kur – në fillim me të mirë dhe pastaj me iat – i jep të kuptojë se është bërë i bezdisshëm.
- Më klasikja: lë të ngritur dorezën e galixhantit në banjë...
- Një tjetër veprim klasik: lë çorapet e palara dhe mbathjet sa andej-këndej nëpër shtëpi. I gjen nën shtrat, përtokë, mes jastëkëve të divanit...
- E ngre zërin e televizorit në maksimum kur jepet ndonjë ndeshje sporti.
- Nuk të dëgjon asnjëherë, kur i flet, ai e ka vështrimin të zbrazët, tipike e atij që do të donte të ishte kudo tjetër veç jo duke biseduar me ty. E megjithatë, fakti që xhinset që ke blerë muaj më parë tani të rrinë pak të ngushta, meriton padyshim vëmendje dhe respekt...
- Bëhet përherë si budalla kur në televizor del ndonjë vajzë e bukur ose femrat e momentit. Sidomos pastaj kur në shtëpi mund të jenë të pranishëm edhe shokët e tij, budallallëku rritet në përpjesëtim të drejtë... Siç dinë ta bëjnë vetëm meshkujt...
- Je duke shijuar një pushim në vaskë dhe ai ecën poshtë e lart duke kërkuar diçka të pacaktuar në sirtarin e raftit të banjës, duke të prishur atmosferën që mezi prisje gjithë ditën sa të vinte.
- Bën si budalla me shoqet e tua... dhe problemi është që edhe ato i vijnë pas avazit!
- Të vjedh kremërat e bukurisë, sepse hera-herës edhe ai ndjen se ka nevojë për trajtim (një herë në muaj) dhe përdor në sasi vërtet të tepruara.
- Në çastin kur vjen në shtëpi, të cilën e ke sistemuar dhe pastruar vetëm pak çaste më parë, gjërat e tij i sheh të hedhura sa andej-këndej, edhe në cepat më të fshehtë.
- Kur flet për gra, flet patjetër për seksin.
- Gjithë emisionet sportive duhen parë, edhe pse në thelb kanë përherë të njëjtin formacion ose të njëjtat komente.
- Femrat që i pëlqejnë atij, ty të duken përherë më të shëmtuarat, ose ato që nuk kanë asgjë të përbashkët me ty...
- Nuk lodhet kurrë duke luajtur futboll ose kalçeto... por lodhet gjithmonë për gjërat e tjera.
- Kur kanë grip ose janë ftohur pak, bën sikur është në prag të vdekjes.