Arsenali kërkon shkëlqimin evropian
21/02/2005 Herën e fundit që Bajerni i Mynuhut ka fituar Ligën e Kampioneve në edicionin 2000/01, Bajerni i Mynihut takon gjatë rrugës për në finale pikërisht Arsenalin, duke e mposhtur në Gjermani dhe vetëm një barazim në Angli. Në “Hajbëri” ndeshja përfundon në barazim 2-2, ndërsa në “Olimpiastadium” vendos një gol i Xhovani Elber. Sfida londineze ka evidentuar karakterin e fortë të skuadrës gjermane: megjithëse në disavantazhin e dy golave, Bajerni ka barazuar me dy gola të Mikael Tarnat dhe Mehmet Sholl. Sidoqoftë, të dyja skuadta arrijnë të kualifikohen oër në çerekfinalet, ku Arsenali skualifikohet nga Valencia, ndërsa Bajerni i Mynihut nuk është i aftë të kalojë Mançester Junajtid. Në historinë e saj Arsenali ka luajtur 8 ndeshje në Gjermani: 2 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Nga humbja në edicionin 2000/2001 kundër Bajernit, londinezët kanë humbur me Shalke 04, kanë barazuar me Bajer Leverkusen ( të dyja këto në 2001/2002) dhe më pas kanë humbur sërisht kundër Borusias së Dortmundit në 2002/2003, gjithmonë në Ligën e Kampioneve. Topçinjtë kanë një avantazh neto me skuadrat gjermane në shtëpi: 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Shalke, Bajer Leverkusen dhe Borusia Dortmund janë larguar të treja nga “Hajbëri” me turp ( në kompleks tre gola të Henri, dy të Denis Begkamp dhe të Frederik Ljungberg). Duke përjashtuar humbjet me Mançester Junajtid dhe Liverpulin, ndeshje të zhvilluara në fusha neutrale, humbja e fundit e Bajernit të Mynihut me një skuadër anglezë është në Kupën Uefa 1993/1994, kur është mposhtur në shtëpi nga Noruiç Siti. Kjo është e vetmja fitore angleze në “Olimpastadium: 6 fitore dhe 4 barazime janë rezultatet e tjera. Në Angli, skuadra gjermane nuk humbet prej 20 vitesh: në 11 takimet në total, Bajerni ka marrë 2 fitore, 7 barazime dhe 2 humbje. E fundit ka qenë me Evertonin në gjysëmfinalen e Kupës së Kupave në 1984/85. Ky edicion është fituar pikërisht nga skuadra angleze.