Sabrina Ferili” Tani do të ndahem më tresh!”
21/02/2005 Aktorja italiane tregon për filmin e saj të ri
Është pikërisht nuhatja e Edwige Fenech, prej shumë kohësh e vendosur në karrierën e saj si producente, pas Tre histori femrash Angela, Matilde e Lucia. Bëhet fjalë për tre histori të ndryshme, për tre filma të ndryshëm televizivë, të përqendruar në një figurë femërore dhe me ngjarje në vite që shkojnë nga Lufta e Dytë deri në vitet e boom-it ekonomik. Protagoniste e të tre roleve, me skenar të Laura Toscano-s, është Sabrina Ferili, e cila tashmë ka mbaruar xhirimet e Angela-s, me regji të Andrea e Antonio Frazzi-t; aktualisht është duke xhiruar Lucia me regji të Pasquale Pozzessere-s që, edhe pse xhiruar i dyti, është filmi televiziv në të cilin përmbyllen ngjarjet. E dyta, Matilde, me regji të Luca Manfredi-t, do të xhirohet në mars.
"Nga të tre personazhet, me gjasë Luçia është më i vështiri, sepse nuk përkon me kanone të përcaktuar mirë, nuk përkon me një klishe të paracaktuar", rrëfen Ferili. "Është dhe nuk është modern. Nuk është një rol me kostume, sepse hitoria zhvillohet në vitet 58-60, vitet e boom-it ekonomik. Por ama kostumi italian është ende arkaik me borgjezinë dhe Kishën që mbizotëron gjithçka. Luçia vuan të gjitha kontradiktat e asaj periudhe hisitorike. Është një femër që ndjen një vetmi të madhe brenda shpirtit dhe q ëmë në fund bëhet e vetëdijshme për forcën e saj dhe gjen dinjitetin".
Cilin nga personazhet ndjeni më të afërt?
Padyshim që Luçinë, sepse ajo më ngjan më shumë. E ndjej shumë të ngjashme me veten, te Luçia shoh një Sabrina Ferili. Dhe është personazhi më i vështirë për t’u interpretuar. Për të, elementi qendror i jetës është dashuria, por ajo është thellësisht e vetme. Por ama, filmi mbyllet me një ndjenjë të madhe shprese. Forca femërore mbizotëron gjithçka.
Ju, Edwige Fenich dhe Laura Toscano: tre gra të rëndësishme me vëmendje drejtuar nga problemet femërore. A është rastësi që Tre histori grash është realizuar pikërisht nga ju të treja?
Të treja besojmë me gjithë shpirt te gratë dhe te forca e tyre.
Nga vitet 60, vite në të cilët mbyllen tre rrëfimet e deri më sot, a kanë ndryshuar gratë?
Kanë ndryshuar, kanë arritur objektiva të rëndësishëm por, sipas meje, nuk do të ketë kurrë barazi të vërtetë. Gratë janë të zonjat në jetën e përditshme, vihen në lëvizje nga mekanizma ndryshe nga ata të meshkujve por, këta të fundit, të mos harrojmë, kanë në dorë 80-90% të ekonomisë botërore. Vendet e pushtetit janë ende në duart e tyre.
Gjithmonë kur interpretoni në një film televiziv, arrini një shikueshmëri shumë të lartë. Çfarë efekti ju shkakton kjo?
Natyrisht, më bëhet shumë qejfi, sidomos sepse të mitë janë përherë personazhe humanë, normalë, ansjëherë personazhë historikë ku edhe promovimi mund të jetë më i lehtë. Janë gra të zakonshme, të jetës së përditshme. Jam shpërblyer për të gjithë seriozitetin dhe analizën e kujdesshme që bëj në zgjedhjen e këtyre roleve. Përsa i përket shikueshmërisë, nuk më ha dhe aq meraku. Për më tepër i besoj intuitës sime, zgjedhjes me symbyllur që më shtyn dhe suksesit që duhet ndarë me të gjithë ata që punojnë në sheshxhirim.
Komeditë muzikore të Garinei-t dhe Giovannini-t, komeditë e shkëlqyera me Christian De Sica dhe Massimo Boldi, filmat e vështirë televizivë. Çfarë zhanri ju tërheq më shumë?
Për komedinë humane, padyshim, më rreh zemra më fort, është një gjuhë më shumë e përshtatshme për mua, por edhe komedia brilante dhe komike më ka bërë për vete, sepse ky që bëjmë ne, është një art dhe nuk duhet mbyllur brenda një kështjelle xhami.
A do ta linit punën si aktore për t’i hyrë politikës?
Nuk kam marrë ndonjëherë ndonjë propozim të tillë, por edhe sikur të ma ofronin, nuk do ta pranoja. Politika është një art i ftohtë, ndërsa unë dua të ngroh zemrat. Ky i yni është një zanat shumë i lirë, pa zgripe dhe lojëra të çuditshme si në politikë, ku disa janë të ndershëm e të ligjshëm, ndërsa të tjerë fiziologjikë. Dua të mbetem ma bagazhe dhe shtesa të tepërta. Por ama, nëse është e nevojshme, jam gati t’u jap dëshminë time të gjitha atyre shtresave shoqërore që përfshijnë më të dobëtit dhe më nevojtarët se unë. Në këtë rast, unë jam një aleate e sinqertë dhe luftëtare.