E Hënë, 2 Nëntor 2026

Real-Juve, supersfida e javës

21/02/2005  Dy skuadrat e njohura do të ndeshen përballë njëra-tjetrës në Ligën e Kampioneve

Real Madrid dhe Juventusi janë kundërshtarë tradicionalë me suksese të ndara në barazim. Madrilenët dhe torinezët janë takuar pesë herë në manifestimet e Uefa-s.

Bardhezinjtë kanë marrë suksesin e fundit kundër madrilenëve në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve, të edicionit 2002/2003. Në “Old Traford” më pas janë mposhtur nga Milani në finale me penallti. Dyshja braziliane e formuar nga Roberto Karlos dhe David Trezege arrin tek goli në kryeqytetin spanjoll, por goli i David Trezege i shton shpresat e Juventusit për takimin e kthimit, atë në “Delle Alpi”. Del Piero dhe Nedved thellojnë rezultatin përpara se Zinedin Zidane, të shkurtonte diferencën. Në 1998-ën, në Amsterdam, një gol i Predrag Mijatoviç vendos sfidën në favor të Real Madrid që fiton pas 38-vitesh edicionit e gjashtë të Ligës së Kampioneve. Këto dy skuadra janë përballur me njëra-tjetrën edhe në 1995/1996, me fitoren 1-0 të Realit në “Bernabeu” dhe 2-0 të Juventusit në “Delle Alpi”. Raul Gonzales shënon golin e vetëm në “Santiago Bernabeu”, por golat e Del Pieros dhe Mikele Padovanos vendin për ndeshjen e kthimit. Në Romë finalja me Ajaksin mbyllet 1-1, por Juventusi fiton me penallti 4-2. Një tjetër sfidë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve 1986/87, me kalimin e turit të Real Madrid, pas fitoreve reciproke 1-0. Emilio Butragenio shënon në Madrid, ndërsa Antonio Kabrini firmos në Torino. Real Madrid në atë sezon vazhdon deri në gjysëmfinale, ku humbet me Bajernin e Mynihut, që nga ana e saj humbet finalen. Takimi i parë midis këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampioneve rezultaton në edicionin 1961/62. Duhet të arrinim të finalen e Parisit për të vendosur skuadrën fituese. Real Madrid fiton 1-0 në Torino me gol të Alfredo di Stefanos. Bëhej fjalë për sfidën e parë të Juventusit me një skuadër spanjolle. ndërsa, në kryeqytetin spanjoll vendos rezultatin një gol i Omar Sivorit, për atë që do të përcaktohej si humbja e parë e madrilenëve me një skuadër italiane në Spanjë. Në “Park de Princes” Real Madrid fiton 3-1 me gol të Felo, Luis Del Sol dhe Juesto Tejeda. Spanjollët humbasin finalen kundër portugezëve të Benfikës në stadiumin “Amsterdam”. Në total Real Madrid ka luajtur 23 ndeshje në “Bernabeu” kundër skuadrave italiane: ka fituar 19 takime, dy barazime dhe një humbje. Ndërsa në Itali, Real Madrid ka zhvilluar 22 ndeshje: 5 fitore, 4 barazime dhe 13 humbje. Në Spanjë Juventusi ka fituar 2 takime, ka barazuar katër dhe ka humbur 11. Fitorja e fundit është në edicionin 2002/2003 të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës. Në Torino Juventusi ka pritur 17 herë një skuadër spanjolle: 10 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje. Humbja e parë është pikërisht kundër Real Madrid në 1962-in. Më pas bardhezinjtë nuk kanë humbur më, deri në sezonin e shkuar, kur u mposhtën nga Deportivo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›