Shevçenko një muaj jashtë
21/02/2005 Sulmuesi i Milanit, Andrei Shevçenko, e ka kaluar natën, pas ndeshjes me Kaljarin, në spitalin “Niguarda” të Milanos. Mjekët kanë konfirmuar se lojtari ka pësuar disa fraktura në fytyrë dhe do të operohet sot, për të vendosur dy pllaka të vogla titani, për të ribashkuar thyerjet. Përsa i përket kohës së riaftësimit, flitet për 4 javë, ndaj sulmuesi i pafat mund të mos luajë as në ndeshjen e kthimit ndaj Mançesterit. “Nga kjo lloj frakture e merr veten shpejt, por duhet shumë kohë për t’u rikthyer në fushë. Shevçenko do të mbajë një maskë mbrojtëse, por duhet llogaritur edhe efekti psikologjik, sepse Shevçenko është dëntuar edhe më parë në fytyrë”, deklaroi mjeku i Milanit pas ndeshjes kundër Kaljarit.