Adriano në “Ndeshjen e yjeve” brazilianë
Adriano vazhdon të mbetet gjithmonë një personazh mediatik. Edhe pse është i dëmtuar, braziliani është nisur për në vendlindje për të marrë pjesë në një ndeshje bamirësie të organizuar nga Ziko, në një takim të quajtur “Ndeshja e yjeve”. Në këtë ndeshje do të marrin pjesë emra të mëdhenj si Kafu, Roberto Karlos, Rivaldo, Edmundo, Leonardo dhe Bebeto. Takimi do të luhet të martën e ardhshme në stadiumin mitik “Maracana”.
19 Dhjetor 2008