E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhenifer Lopez. “Shtëpiake e dëshpëruar?” Jo më!



Xhenifer Lopez tashmë ndihet e lodhur nga pampersat, biberonët dhe ushqimi që përgatit çdo ditë. Roli si mbretëreshë e familjes e ka lodhur dhe mërzitur aq shumë, sa prej kohësh ka hequr edhe unazën e martesës, simbol i dashurisë së përjetshme për bashkëshortin Mark Antoni. Sipas thashethemeve, shenjat e një vuajtjeje reciproke janë të qarta dhe çifti është gati të shpërthejë. Pas lindjes së binjakëve, Maks dhe Ema, çifti ndihej si në qiellin e shtatë. Por pas disa muajsh raporti mes tyre nuk është më ai që ka qenë dikur. Arsyeja? Lopez duket e lodhur nga roli si “shtëpiake e dëshpëruar” dhe kujton me mall kohën kur konsiderohej seksi para se të mbetej shtatzënë. Në rolin e gruas dhe nënës nuk ndihet rehat, ose më saktë, ajo dëshiron më shumë hapësirë për t’u marrë me veten dhe karrierën si këngëtare dhe aktore. Bashkëshorti, ndryshe nga ajo, preferon që e shoqja të jetë zonjë shtëpie dhe jo simbol seksi për meshkujt. Në këtë mënyrë ylli latin i muzikës lë mënjanë impenjimet familjare dhe shfaq në Los Anxhelos “The curiouse case of Benjamin Button”. Ajo në këtë mbrëmje u pa me një femër tjetër dhe sipas revistës “Sun”, çifti është në një krizë të thellë, që zor se mund të zgjidhet.

Pritje e ëmbël për Ronaldon, do të bëhet sërish baba

Prej kohësh ka braktisur faqet e para të gazetave sportive për të zënë vendin kryesor në mediat që flasin për thashethemet e botës VIP. Ish “Fenomeni” Ronaldo, i cili para pak ditësh nënshkroi për Korinthias, po e shijon jetën në maksimum, jashtë presionit të fushës së lojës. Kohët e fundit vëmendjen e ka tërhequr barku i së fejuarës së tij Bia, i cili të bën të dyshosh se çifti do të presë një fëmijë shumë shpejt. Fotografët kanë mundur ta vërtetojnë këtë në një mbrëmje. Ronaldo pas disa ditësh do të bëhet baba për herë të dytë, pasi e fejuara e ish-futbollistit më të mirë në botë, Maria Beatriz, po hyn në muajin e nëntë të shtatzënisë. Çifti u shfaq në mbrëmjen braziliane të organizuar nga Madona në formë të shkëlqyer, çka do të thotë se ata e kanë kaluar krizën e muajve të fundit.

19 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›