E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Hilton ka klub nate në shtëpinë e saj



Trashëgimtarja e hoteleve të famshme “Hilton”, Paris Hilton, ka një klub nate në shtëpinë e saj. Bukuroshja, e cila së fundi nxiti thashethemet se është rikthyer me ish-të dashurin e saj, Benji Maden, thotë se ajo ka një klub të sajin dhe nuk ka nevojë të dalë jashtë për t’u zbavitur. “Gjëja më e mirë që kam blerë me para është shtëpia. E quaj “Paris Palace”. Është e bukur. Çdo dhomë ka llambadarë të bukur të kristaltë dhe zbukurime mahnitëse nga Italia”, - ka thënë Paris. “Të kesh klub nate në shtëpi vërtet të ndihmon të bësh pritje, pasi vërtet nuk ke nevojë të dalësh jashtë”, - ka shtuar Hilton.

Heidi Klum: “Seal është gjithmonë seksi”

Supermodelja gjermane, Heidi Klum, thotë se burri i saj, këngëtari britanik i muzikës soul, Seal, është “gjithmonë seksi”. Prezantuesja e shout televiziv “Project Runway” shprehet se bashkëshorti i saj nuk dështon t’ia kthejë humorin dhe dëshirën për marrëdhënie intime. “Mendoj vetëm për burrin tim. E veshur, e zhveshur, në banjë, kudo qoftë. Ai është gjithmonë seksi. Ai gjithmonë më bën të ndihem seksi. Ai shpërndan ndjesinë e seksit. Jam vërtet e lumtur”, - është shprehur modelja.

19 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›