E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano, një dhuratë për Klaudio Ranierin

Roma

“Të tjerët kanë paratë, ne kemi idetë”. Kjo është motoja e zgjedhur nga Roma për të vlerësuar punën e Rosela Sensit. Presidentja dëshiron t’i dhurojë një sulmues Ranierit dhe po mendon për brazilianin Adriano. Ish-sulmuesi i Interit është në skadencë kontrate me Flamengon dhe ka shumë dëshirë të rikthehet në Europë. Ka “flirtuar” prej kohësh me ngjyrat verdhekuqe dhe vazhdon “të flirtojë”. Ka mbetur në Brazil për të synuar Botërorin, por në fund Dunga e ka lënë jashtë. Tani është gati të rifutet në lojë dhe prandaj aventura te Roma mund të jetë interesante. Dëshiron një rrogë te rreth 3 milionë euro në vit, gjë që mund të bëhet, ndërkohë që blerja e tij do të ishte gratis.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›