E Hënë, 2 Nëntor 2026

Adriano premton besnikëri

03/06/2005  Pavarësisht nga zërat për një largim të mundshëm të Adrianos nga klubi i Interit, braziliani ka pranuar se “ndihet si mbret” në Milano dhe po mendon të vazhdojë për shumë kohë këtu. Me sa duket, nuk do të ketë më një përsëritje të telenovelës “Ronaldo”, ose tradhti të papritura ndaj zikaltërve. Shumë skuadra do të ishin të gatshme të bënin “çmenduri”, për të pasur shërbimet e sulmuesit dhe kjo gjë fillon nga Abramoviç, i cili ka dërguar një ofertë prej 100 milionë eurosh. I pari ka qenë vet presidenti Morati, që ka refuzuar këtë shumë dhe tashmë vjen edhe konfirmimi i brazilianit. “Çdo vit, Çelsi paraqet një ofertë për të më larguar nga Interi, por këtë vit kanë qenë më të vendosur se zakonisht. Kjo është diçka që më gëzon, por unë ndihem shumë mirë në Milano dhe këtu më trajtojnë si mbret. Shpresoj të respektoj kontratën time, të paktën për një vit tjetër dhe nuk më shkon ndërmend të largohem”. Meqë as 100 milionët nuk ishin të mjaftueshëm për ta marrë nga Interi, mbetet vetëm të shihet, nëse kjo ishte oferta e fundit, apo nëse rusi është i gatshëm të hedhë më tepër para.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›