"Edhe Ministria nuk e di pse më shkarkoi"

03/06/2005
Kryekomisari Artan Didi shpjegon për gazetën shkaqet e shkarkimit të tij. Urdhri u firmos dje nga Toska
TIRANË- Drejtori i Rendit e Sigurisë Publike, kryekomisar Artan Didi, është shkarkuar dje nga detyra e tij për t’u emëruar shef i seksionit të rendit në Akademinë e Rendit. Vendimi është firmosur nga kreu i bluve, Igli Toska, ndërsa motivacioni flet për dobësi e të meta në drejtim, të cilat janë pasqyruar në keqmenaxhimin e stafit në varësi të tij dhe numrin e shumtë të aksidenteve. I pyetur në rrugë telefonike, Didi tha dje për gazetën "Metropol", disa minuta pas shkarkimit se, "edhe vetë po t’i pyesësh zyrtarët e ministrisë se ç’duan të thonë me këtë motivacion, ma merr mendja se nuk japin shpjegim. U informova teksa isha duke punuar në zyrë dhe tani për tani mendoj ta shoh me gjakftohtësi". Paradoksi i motivacionit qëndron në faktin se relacioni i Toskës përmend qartë se puna e kryekomisarit ka qenë e pamjaftueshme, ndërsa vetë Didi përgjigjet: "Nuk mund të vlerësoj punën time. Mjafton të pyesni një polic të thjeshtë për drejtimin tim, rolin dhe kontributin. Mjafton të them faktin se në kohën kur unë mora këtë post, kjo drejtori kishte vetëm 3 sektorë dhe tashmë është bërë me më shumë. Di të them që kam punuar për t’i shërbyer detyrës. Në shërbimet e rendit e të sigurisë publike ka pasur reforma të ndryshme, të cilave u jam përshtatur në të mirë të ecurive të punës". Tashmë për kryekomisarin mbetet vetëm mundësia që ai të vazhdojë punën në Akademinë e Rendit, ndërsa shpjegon për gazetën hapat që do të ndërmarrë menjëherë pas këtij vendimi. "Do këshillohem edhe një herë për të gjitha arsyet që çuan në këtë vendim dhe do të vlerësoj të gjitha pretendimet e ministrisë. Më pas do ballafaqojmë faktet dhe do shfrytëzoj të gjitha hapësirat e mundshme ligjore që mund të ndiqen", tha kryekomisari për gazetën.
Motivacioni zyrtar
Në njoftimin për shtyp të zëdhënësit të Ministrisë së Rendit Publik, Florion Seriani, thuhet se "Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, ka shkarkuar sot nga detyra drejtorin e Drejtorisë së Rendit dhe Sigurisë Publike, Kryekomisar Artan Didi, me motivacionin për të meta dhe dobësi në drejtim, të cilat janë reflektuar në keqmenaxhimin e stafit dhe shërbimeve në varësi të tij. Arsyeja kryesore e kësaj mase kanë qenë masat dhe puna e pamjaftueshme në drejtim të Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë sjellë edhe rritjen e konsiderueshme të aksidenteve rrugore, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu në relacionin shoqërues të urdhrit të shkarkimit, nënvizohet se kontributi i Kryekomisar Artan Didit, në zbatimin e programit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për marrjen e masave për fushatën e zgjedhjeve, ka qenë i pamjaftueshëm dhe jo përfaqësues, aq më tepër kur struktura që ai drejtonte është përgjegjëse në nivel të parë në këtë situatë".