Kanavaro: Krenar për shiritin e kapitenit
03/06/2005 Mbrojtësi juventin është shprehur se do të vazhdojë të udhëheqë deri në fund, skuadrën e tij përfaqësuese
Në kampin e Koverçianos, ku po stërvitet skuadra përfaqësuese italiane ka qenë vet mbrojtësi i Juventusit, Fabio Kanavaro. Ai po përgatitet për ndeshjen e parë zyrtare me fanelën e Italisë, kur ka kaluar pothuajse një muaj prej videos skandaloze, në të cilën transmetohej vet futbollisti, duke iu nënshtruar përdorimit të substancave stimulante përpara se të aktivizohej në një ndeshje futbolli. “Unë asnjëherë nuk kam menduar se do ta humbisja të drejtën e mbajtjes së shiritit të kapitenit me skuadrën përfaqësuese- ka komentuar Kanavaro. Gjatë gjithë këtyre viteve jam sjellë në mënyrën më korrekte të mundshme. Pra, me këtë dua të them se do të vazhdoj të mbroj fanelën e Italisë, duke mbajtur kokën lart, sepse në fund të fundit nuk kam asgjë për të fshehur, sikur të bëhej fjalë edhe për doping. Në lidhje me këtë histori, unë jam i sigurt se të gjithë e kanë kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim. Për këtë mendim, marr shkas pikërisht nga fakti që edhe Federata e Futbollit nuk ka hapur asnjë proces hetimor apo gjyqësor, lidhur me pamjet filmike. Aty nuk bëhej fjalë për konsumim stimulantësh, por ishte thjesht një video e regjistruar me kamerën time personale gjashtë vjet më parë në Parma, me rastin e fitores së Kupës UEFA. Nisur nga këto pamje filmike kanë shpërthyer menjëherë fjalët për doping. Kjo video e inkriminuar ka bërë një xhiro të gjatë dhe prandaj, nuk ishte momenti i përshtatshëm për ta vlerësuar si një skandal. Megjithatë, unë dua të falenderoj drejtuesit e mi, të cilët më kanë qëndruar pranë në çdo moment, ku edhe heshtja me shtypin ka patur efektin e saj pozitiv, për t’i lënë mënjanë polemikat e mundshme. Por, nga ana tjetër mendoj se duhet të kisha treguar një tjetër sjellje, nisur prej faktit që jam një futbollist profesionist dhe lufta kundër dopingut për ne sportistët, është tepër e rëndësishme, sidomos për kapitenin e përfaqësueses italiane. Kuptohet që unë nuk e fsheh aspak faktin se një jehonë e tillë në media, më ka bërë të ndihem keq, por sidoqoftë tani, kjo çështje ka marrë fund”. Pavarësisht nga këto argumenta, kapiteni italian në intervistën e tij ka kërkuar që të flasë më tepër, lidhur me takimin kundër Norvegjisë, i cili është i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2006. Është sigurisht një ndeshje e rëndësishme për italianët, për sa i takon ecurisë në finalet e Botërorit 2006 që do të zhvillohet në Gjermani. Nuk do të jenë të lehta, zgjedhjet e trajnerit Marçelo Lipi, i cili do të kushtëzohet nga spostime të ndryshme tekniko-taktike që vijnë si pasojë e lojtarëve të dëmtuar. “Në fakt kush është aktivizuar me skuadrën tonë përfaqësuese, ka dhënë gjithmonë maksimumin- ka vazhduar Kanavaro. Kjo skuadër ka arritur në shumë finale ndërkombëtare dhe prandaj mendoj se do të ishte shumë bukur, po të fitonim Kupën e Botës. Për ne, ky do të mbetet objektivi kryesor. Një skuadër e tillë është gati për t’u përballuar me Norvegjinë dhe sigurisht, Vieri së bashku me Kasanon do të jenë ata që do të dallohen në sulm. Ata janë dy lojtarë, të cilët kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin, edhe pse nuk janë mësuar të flasin gjatë së bashku. Ndërsa, për Totin mund të them se ndoshta nuk ishte momenti më i përshtatshëm për ta thirrur në skuadër, nëse do të qëndronte në pankinë. Megjithatë Françesko ka patur mundësinë më të mirë për të folur me trajnerin Lipi. Mendoj se janë sqaruar. Por, në finalet e Botërorit, ai bashkë me Aleks Del Pieron do të jenë lojtarë mjaft të rëndësishëm”.