E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikardo Kaka: Përgjithmonë tek Milani!

Milano - Rikardo Kaka i deklaron edhe një herë opinionit evropian se do të mbetet përgjithmonë tek skuadra e Milanit. Ditët e fundit emri i futbollistit brazilian është bërë një kartë e vyer në duart e Florentino Perezit për fushatën që po zhvillon për presidencën e Realit të Madridit. Pafundësisht mediet iberike flasin për kalimin e Kakasë në Madrid, por është vetë fituesi i Topit të Artë 2007 që hedh poshtë gjithçka.

"Do të mbetem tek Milani përgjithmonë. Këtë e kam thënë shumë herë. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Realin e Madridit", deklaron Kaka për “Gazzetta dello Sport”. Me këtë deklaratë Rikardo Kaka i shpreh edhe një herë dashurinë e përjetshme klubit dhe tifozëve të Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›