E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Junaited kërkon Xhixhi Bufonin?

Mançester - Mançester Junaited është i interesuar për të marrë shërbimet e portierit italian, Xhanluixhi Bufon. Lajmin e publikon sot e përditshmja torineze “Tuttosport”, duke e lënë të hapur mundësinë e transferimit të tij në Premier Ligë që këtë verë.

Vetë skuadra e Juventusit është e gatshme për të lënë të lirë futbollistin për çdo ekip që mund të derdhë në arkat e saj 70 milion euro. Kjo shifër është paksa e ekzagjeruar për buxhetin që ka në dispozicion Sir Aleks Ferguson për këtë merkato. Në garë për të marrë shërbimet e Bufonit është edhe skuadra e Mançester Sitit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›