E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern turpërohet, Klinsman në dyshim

Pas humbjes turpëruese 4-0 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve, duket mëse e dyshimtë e ardhmja e trajnerit gjerman në stolin e Bajernit të Mynihut.

E përditshmja gjermane “BILD" hapej me titullin “Klinsi afër portës së daljes” duke e cilësuar mbrëmjen e djeshme si një natë të turpshme në të cilën Klinsmani ishte një spektator i pafuqishëm. “Nëse nuk e përzënë drejtuesit e skuadrës, pozicioni i tij do të mbetet në rrezik për çdo ndeshje deri në mbyllje të kampionatit.".

Franc Bekenbauer shkon më larg: "Është pa dyshim momenti më i keq i historisë sonë si klub. Barça na poshtëroi duke na dhënë një leksion futbolli."

Presidenti i klubit gjerman, Karl-Heinc Rrumenige, shpjegon: "Bëhet fjalë për një poshtërim përtej normales. Në pjesën e parë ngjanim si lepuj përballë gjarpërinjve. Nuk di në duhet të jem i trishtuar apo i nxehur. Nuk dua të flas për të ardhmen e Klinsmanit pas çdo ndeshje. Duhet të përqendrohemi në ndeshjen e të shtunës kundër Frankfurtit, na nevojitet një reagim i menjëhershëm.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›