E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherard dëmtohet në përballjen e mbrëmshme me Çelsin

Liverpul - Stiven Xherard pësoi një dëmtim në kofshë në ndeshjen e mbrëmshme mes Liverpulit dhe Çelsit, ku këta të fundit fituan me rezultatin 3-1. Kapiteni i skuadrës së Liverpulit është shoqëruar mbrëmë nga stafi i skuadrës së tij për disa orë në spitalin e qytetit.

Të njëjtin dëmtim futbollisti më i mirë i Liverpulit e ka pësuar edhe para një viti, të cilin e kaloi pa shumë vështirësi. Pjesëmarrja e tij në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet të martën në “Stamford Bridge” është akoma në pikëpyetje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›