E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo përballon situatën e vështirë tek Milani

Milano - Ronaldinjo shpreh hapur pakënaqësinë e tij për situatën në të cilën gjendet tek skuadra e Milanit. Braziliani shprehet se dëmtimet janë shkaku i mosparaqitjeve të mira në sezonin e tij të parë në kampionatin italian. Me gjithë vështirësitë, sulmuesi i Milanit është i gatshëm të përballojë çdo lloj kritike që vjen nga opinioni sportiv.

“Kritikat nuk më shqetësojnë. Nuk i vë shumë re fjalëve, pasi kam qenë i dëmtuar. Jam përgjegjës në fushë, dhe jam i sigurt se mund të jap kontributin tim. Nuk më pëlqen aspak të qëndroj në stol, por jam profesionist dhe e pranoj vendimin e Karlo Ançelotit”, deklaron braziliani i Milanit, Ronaldinjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›