Lazer Stani. Dënesja në dru

06/03/2005 Letërsia është mbikoha, e vetmja sfidë që njeriu ka mundur t’i bëjë deri më sot fuqisë së saj rrënuese- kjo sfidë përballet dhe me vëllimin e ri me tregime të Lazer Stanit. “dënesja në dru”, botuar nga “Ideart”
Shkrimtarët e mëdhenj i bën stili, i bën bota poetike që përftojnë dhe e shqiptojnë me anën e strukturës gjuhësore. Ata mund t’i kopjosh, por jo edhe t’i imitosh. Veprat e tyre janë fryt i pasurisë shpirtërore, i dijes, i aftësisë dhe i shkathtësisë së veçantë krijuese. Nuk imitohen për arsye se janë burimorë për qasjen dhe shqiptimin e botës e të temave që trajtojnë, janë të mëvetësishëm për sistemin e të shprehurit, për natyrshmërinë e shqiptimit dhe të përftimit të veprës si tërësi (unitet) strukturash, për kuptimet e shumta e të rëndësishme që dalin prej saj. Me një fjalë, shkrimtarët janë të mëdhenj për arsye se janë të vetvetes dhe se në veprat e tyre përligjin mëvetësinë shpirtërore, nëpërmjet së cilës ia dalin t’i vërejnë dhe t’i zbulojnë dukuritë e botës e të shpirtit të njeriut dhe si art t’ua ofrojnë edhe të tjerëve. Shkrimtarët e mëdhenj janë të tillë për arsye se kanë çka i thonë tjetrit; kanë çka i thonë dhe ia thonë bukur. Duke e thënë bukur atë që duan t’ua thonë edhe të tjerëve, ata krijojnë artin e tyre të madh, artin që i dallon ata nga të tjerët dhe i bën të pavdekshëm.
Kush është marrë dhe do të merret mirëfilli me tregimet e Lazër Stanit nuk e ka vështirë ta radhisë atë ndër këta prozatorë. Me vlerat që ka krijuar deri më tash, që përligjen thellësisht edhe në tregimet që po e shohin dritën në vëllimin “dënesje në dru”, botimet “Ideart”, ai hyn në rrethin më të ngushtë të tregimtarëve tanë më të mirë të të gjitha kohëve.
Cilat janë arsye e një vlerësimi dhe rradhitje të këtillë të Lazër Stanit?
Tregimet e tij cilësohen me rrëfim burimor e të mëvetësishëm, me çka ai dallohet nga prozatorët tanë paraprakë dhe ata bashkëkohorë. Kjo burimësi dhe mëvetësi vërehet në përbërës të qenësishëm të krijesës letrare artistike: qasja sa e veçantë aq edhe e natyrshme e objektit artistik, trajtimi dhe shqiptimi kompleks i dramës (dramatikës) së jetës konkrete dhe i dramës (dramatikës) së botës shpirtërore të njeriut; shtresimet – mbindërtimet rrëfimore, sa të veçanta, aq edhe të papërsërtishme, që ndërlidhen e kushtëzohen natyrshëm mes veti; mjeshtëria e ngjizjes së shtresimeve të shumta e të ndryshme të rrëfimit dhe mënyra e të shprehurit, që mbërrihet nëpërmjet këtij rrëfimi cilësor.
Lazër Stani është i lidhur ngushtë me tregimet e veta; me botën poetike që e përfton si strukturë gjuhësore, si mesazh poetik. Përftimi i tregimit, si akt krijues, për të “është një ankth dhe tronditje e brendshme që kërkon të shfaqet, të shndërrohet në fjalë”. Pikërisht në procesin e krijimit ai e ndien qenësinë dhe plotninë e vet si krijues; e ndien dhe është në gjendje ta shprehë atë nëpërmjet artit: “Të shkruarit është gjendja ime më e mirë” Pra, në tregimet e veta autori ynë përmbush atë që e ka thënë edhe vetë: “Thjeshtë, në librat e mi dua te jem vetvetja”
Në përftimin e tregimeve Stani përdor një strategji të veçantë të rrëfimit, nëpërmjet së cilës bëhet gërmimi në rrafshin thellësor të botës konkrete dhe të botës së mbrendshme të personazheve. Thellësinë e vëzhgimit Stani e përligj sidomos në shqiptimin e marrëdhënieve midis dy gjinive: mashkullit e femrës ose më drejt nëpërmjet ndjenjës së dashurisë. Duke ballafaquar këto botra dhe marrëdhëniet midis tyre në tregime shpalohen shtresat më të fshehta të shpirtit të njeriut. Për këtë arsye njohësi i mirë i krijimtarisë së Lazër Stanit s’e ka vështirë ta dallojë tregimin e tij edhe kur ai nuk është i nënshkruar me emrin e autorit.
***
Shqiptimi i jetës dhe i botës së brendshme të njeriut në tregimet e Stanit bëhen mbi bazën e ëndrrës: dukuritë shfaqen të ndërlidhura në rrafshe e në mënyra të ndryshme e të shumta; ato përafrohen dhe bashkekzistojnë edhe kur i ndan koha, vendi, hapësira. Edhe kur janë në pajtim ose në kundërshtim të plotë, ato e plotësojnë njëra tjetrën dhe përmes rrëfimit shndërrohen në një tërësi. Pra, në rrëfimin e Stanit rrënohet perceptimi dhe shqiptimi i zakonshëm i botës dhe i dukurive të saj. Ky rrënim nuk nënkupton çrregullimin, kaosin e rrëfimit, por mundësinë e ekzistimit të ndryshëm të dukurive, të ndjenjave e të veprimeve, bashkekzistimin në të njëjtin rrafsh ose në rrafshe të ndryshme. Autori i vëzhgon mëdyshjet e njeriut, tundimet që i ndodhin në jetën e përditshme, ku poetikisht shpalosen, nga një anë, çastet e prehjes e të lumturisë dhe, nga ana tjetër, trazimi, brenga, dhimbja, fati tragjik; shmangia nga vetvetja ose përfillja e asaj që e zhbën jetën. Me një fjalë, nëpërmjet artit të fjalës, mesazhit poetik, Stani bën projektimin e jetës; gjakon kuptimin e qenësisë së ekzistimit; e ndërton ëndrrën e vet, që, në mënyrë ose në tjetër, nëkupton vetë jetën. Këto cilësi i bëjnë tregimet e tij, njëmendt, të papërsëritshme.
***
Stanit i intereson para së gjithash e fshehta, e pazbuluara, ajo “errësirë”, që nuk vërehet lehtë, por që ekziston si e tillë në botë dhe në shpirtin e njeriut dhe për t’u zbuluar kërkon aftësi dhe imagjinatë të veçantë. Kjo “errësirë” nuk është mohim, as përbuzje e jetës dhe e njeriut; është brumë, burim, lëndë për ballafaqim, për njohje, për mundësi komunikimi. Kjo gjë për autorin tonë është e qenësishme për arsye se „Atje ku gjithçka është e lexueshme, ku s’ka më dilema, nuk ka më as emocion, as jetë. Këtu letërsia është në truall të shkretë dhe s'mund të mbijetojë. Kam dëgjuar disa që thonë se letërsia është kronikë e kohës. ǒnaivitet! por edhe justifikim dinak për bykun letrar të prodhuar me shumicë në Shqipëri. Letërsia është mbikoha, e vetmja sfidë që njeriu ka mundur t’i bëjë deri më sot fuqisë së saj rrënuese”
Strategjinë e gërmimit në shtresat e fshehta të shpirtit të njeriut, e zbulimit të asaj që mund të jetë e rëndësishme si njohje dhe si përvojë jetësore, Stani e vështron mbrenda kodit njerëzor; letërsia është dukuri shoqërore dhe shkrimtari është pjesë e shoqërisë konkrete; edhe libri i tij i kushtohet dhe ekziston mirëfilli në mjedisin shoqëror: “Sigurisht ka një kod njerëzor, të cilin përpiqem ta dëshifroj, ka një ideal njerëzor, të cilit i besoj, ka një ëndërr njerëzore, të cilën përpiqem ta arrij. Fundi i fundit ky është problemi im si qenie njerëzore, si individ njerëzor dhe krijues”
Bota, që autori e bën objekt trajtimi poetik në tregimet e veta, shtjellohet nëpërmjet strukturës gjuhësore të menduar, nga e cila dalin kuptime të ndryshme dhe krijohet një nëntekst poetologjik i pasur. Stani nuk u nënshtrohet formave e modeleve paracaktuese, as nuk e sforcon rrëfimin dhe as nuk këmbëngulë të gjakojë ndonjë ide të madhe; ai e lë të lirshëm rrjedhën e rrëfimit; në vend që ta përcaktojë e ta drejtojë rrëfimin në një rrafsh ose të përqendrohet në një dukuri, i çel sa më shumë shtigje; e degëzon; ashtu siç është edhe natyra e dukurive të jetës së përditshme dhe të botës së mbrendshme të njeriut: e degëzuar dhe e pafund.
***
Bota e tregimeve të Lazër Stanit është botë e përftuar nga ai; e përftuar nga imagjinata e tij e pasur. Këtë e thotë ai vetë “Çdo shkrimtar që ecën këmbëzbathur në terrenin e konkretes, korr në fund arën e zhgënjimit.” Mirëpo, duhet thënë se rrëfimi i tij e ka bazën në botën konkrete dhe në përvojën e tij jetësore, të përjetuar ose të mësuar nga librat. Pra, tregimet e Stanit nuk janë fantastike, ato nuk i përkasin as të ashtuquajturit “realizëm magjik”, as botës së përrallës, as prozës realiste tradicionale (natyrisht s’kanë të bëjnë aspak me veprat e realizmit socialist, me të cilën për pesëdhjetë vjet ishte “lodhur” letërsia jonë). Tregimet e tij janë realë për arsye se shqiptojnë të mundshmen; atë që ka mundur të ndodhë ose mund të ndodhë; janë të nxitura nga jeta e jashtme dhe e mbredshme e njeriut, nga bashkekzistimi i tyre, por dhe nga jeta e vetë autorit. Për këtë arsye rrëfimi i tij është rrëfim gjallërik, jetësor; është plot e përplot jetë, jetë dimanike dhe dramatike. Shqiptimi i shpirtit të njeriut në tregimet e Lazër Stanit është pëbërësi i qenësishëm për arsye se nëpërmjet tij shpaloset më plotnisht kuptimi dhe qenësia e jetës konkrete. Edhe në këtë rrafsh Stani e përmbys strategjinë tradicionale të rrëfimit në prozën tonë, ku nëpërmjet realitetit konkret e të marrëdhënieve midis njerëzve shpalosej bota e mbredshme e personazheve. Rruga që ndjek ai është e kundërt: bota e mbrendshme mundëson njohjen e mirëfilltë të jetës e të veprimit konkret të njeriut, kushtëzon depërtimin në shtresat më të fshehta dhe njohjen e të dy botrave: asaj shpirtërore dhe asaj jetësore (konkrete), që në tregimet e tij bëjnë një botë të vetme. Në këtë rrjedhë njohja e këtyre dy botrave nënkupton edhe çmitizimin e tyre.