E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bylysi në gjurmët e arkeologëve

06/03/2005  Neritan Ceka dhe Skënder Muçaj në terrenin e tyre më të përzemër sjellin në një botim të ri Bylysin e lashtë. Historia dhe monumentet e tij janë fokusi i dy autorëve, specialistë të arkeologjisë shqiptare, për të dhënë ndoshta në një mënyrë më të plotë qytetin e lashtë me çka histori brenda saj.

Bylysi dhe qendrat antike pranë tij të njohura për një rreth të gjerë ngushtë specialistësh, por jo në një nivel më të gjerë të apasionuarave pas thesareve arkeologjike. Duke zënë fill nga historia e Bylysit dhe e Bylinëve, autorët japin që në krye të botimit specifika të shtrirjes gjeografike.

Bylysi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, renditur për nga vlerat monumentale, krahas Apolonisë dhe Butrintit. Me pozitën zotëruese mbi kodrat e Mallakastrës dhe mbi hapësirën e luginës së Vjosës kjo qendër ilire na ofron një pamje krejt të veçantë në krahasim me qytetet e Antikitetit klasik. Autorët Cekaj dhe Muçaj vënë në dukje se historia e Bylysit është natyrisht shumë më e pasur, kur e trajtojnë në kuadrin e bashkësisë ilire të bylinëve dhe e pasurojnë me të dhënat e kërkimeve arkeologjike.

Burimi më i hershëm për historinë e bylynëve është gjeografia greko-Pseudo-Skylaksi, i cili sipas autorëve të librit, ka lënë një përshkrim të bregdetit Adriatik dhe Jon rreth vitit 380p.Kr. Ai shkruante “Orikët banojnë në krahinën e Amantisë; amantët që shtrihen deri këtu janë ilirë dhe bylynë, duke lënë të kuptohet se lidhja midis amantëve dhe bylynëve shpreh një bashkësi politike, një konion, siç quhej atëhere. Emri i kësaj bashkësie del që herët në një mbishkrim mbi një fletë plumbi të depozituar në orakullin e Dodonës rreth viteve 360-340 p.Kr.

Në një kuptim më të gjerë bashkëisa e bylynëve, thonë autorët, ishte pjesë e krahinës së madhe ilire të Atintanësë, e cila përfshinte tërë luginën e poshtme e të mesme të Vjosës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›