“Të dielat” e Virgjil Muçit
06/03/2005 “Si efekt i dritës mbi produkte të caktuara kimike, që u përshfaq atyre karakteristikat duke i bërë të bardha ose të zeza, “Të dielat” e Virgjil Muçit, botuar nga Toena, të kujtojnë gjurmë ditësh me fiell që, libër mbas libri të shfletuar gjithë kërshëri, mbresuan me kujtesa lexuesish përzgjedhjet më shijeholla mes tezgës së rrumpallshme të botimeve bashkëkohore shqiptare. Qenë “shënime përanash librave” apo rrekje për të konsumuar romanet që autori fsheh brenda? Nuk i dihet. Por, me mjaft gjasë, “Të dielat” e mikut tonë do të ruajnë ende për një kohë të gjatë ndjesinë e befasimit që shkaktonin qysh në orët e para të mëngjeseve, me kafen në njërën anë dhe revistën në tjetrën, nëpër vajtje-ardhjet e kamarierëve...”, shkruan shkrimtari Aurel Plasari.
Veprimtaria letrare e Virgjil Muçit është tejet e gjerë dhe e larmishme. Autori i mëse 10 librave që rrokin një krjimtari që zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë dhe, së fundi, edhe në lëmin e kritikës letrare.
Kontributi i tij është i ndjeshëm dhe në fushën e përkthimit me rreth 13 tituj nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm, si: Sontag, Lindgren, Bukoëski, albahari, Kagan, Edgar, Dikens, Candito, etj. Gjithashtu ka qenë aktiv edhe në shtypin e përditshëm e atë periodik me shkrime kryesisht nga fusha e kulturës. “Të dielat” është libri i tij i parë me kritika letrare.