Adriano te Man. Siti, Xho gati për Interin
Adriano mund të vazhdojë karrierën në Premiershipin anglez, ndërkohë që një tjetër sulmues brazilian mund të marrë vendin e tij tek Interi. Zikaltërit po shqyrtojnë idenë për të kaluar sulmuesin problematik te Mançester Siti, nga të cilët do të marrin Xho. Trajneri Hoze Murinjo e cilëson Adrianon si të panevojshëm (në ditën e parë të fazës përgatitore ai e gjobiti me 150 mijë euro për vonesë në stërvitje) dhe gëzon mbështetjen e plotë të presidentit Masimo Morati.