Maradona: Me këtë lojë, Barça triumfon
Loja e jashtëzakonshme sulmuese e Barcelonës ka fituar zemrën e një tjetër legjende të futbollit. Bëhet fjalë për një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave. Pasi ndoqi takimin e fituar 3-1 përballë Majorkës, Diego Armando Maradona u shpreh i mahnitur nga skuadra e Pep Guardiolës. Gjatë stërvitjes së djeshme, tekniku i Argjentinës u tha lojtarëve: "Jeni një shembull për të gjithë. Vazhdoni të luani në këtë mënyrë, duke dhuruar futboll spektakolare. Me këtë lojë trofetë do të vijnë patjetër".