E Hënë, 2 Nëntor 2026

Adriano vëzhgohet nga Çelsi

11/02/2005  Pas Realit është Çelsi, ai që gjëmon Adrianon. Konfirmimi vjen direkt nga agjenti i sulmuesit të Interit: “Adriano dëshiron të qëndrojë tek Interi, ka thënë Glimar Rinaldi, por janë shumë klube të mëdha që e kërkojnë. I fundit ishte Çelsi. Për aq sa di unë, Abramoviç ka marrë në telefon Moratin, për këtë motiv. Braziliani është shumë i kënaqur në Milano, por le të shikojmë se çfarë do të ndodhë, nëse klubet do të arrijnë t’i mbushin mendjen”. Para disa javësh ishte Real Madrid, i cili kërkonte të merrte brazilianin nga Interi, ndërsa tani është Çelsi i Abramoviçit, i gatshëm për të bërë çmendurira, vetëm për të marrë “Perandorin”. Kësaj radhe, agjenti i lojtarit nuk i ka mbyllur derën në fytyrë, ofertave që vijnë nga jashtë Italisë (“Adriano është shumë i kënaqur tek Interi, por le të shikojmë se çfarë do të ndodhë, nëse ndonjëri nga këto klube, do ta bindë”). Në të vërtetë, mund të jetë vetëm një tentativë, pas intervistës së dhënë disa javë më përpara në “Canal Plus”, nga Masimo Morati, për të rritur rrogën. Kontrata aktuale skadon më 2008, me një përfitim prej 2,2 milionë eurosh në vit, i cili mund të rritet deri në 3 milionë euro në vit. Real Madrid dhe Çelsi janë të gatshëm të ofrojnë për brazilianin një kontratë, me një përfitim prej 5 milionë eurosh. Por, vështirë se klubi i Masimo Moratit mund të lirohet kaq kollaj nga Adriano, i cili këtë vit ka treguar një formë të jashtëzakonshme dhe ka ndihmuar shumë Interin në rezultatet e marra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›