Çela kalon në radhët e Dinamos
11/02/2005 Mbrojtësi Emiliano Çela, që deri në javën e fundit të kampionatit aktivizohej me skuadrën e Egntaias, tashmë ka kaluar tek Dinamo. Mbrojtësi provohej prej disa ditësh me skuadrën nënkampione, ndërkohë që dje përfundimisht stafi blu ka dhënë ok-in e tij për të marrë në skuadër këtë element, që është cilësar si shumë i nevojshëm për ekipin. Vetë tekniku Paskuli u shpreh se lotari është me të vërtetë shumë i mirë. “Unë mund të them se në këto ditë lojtari është stërvitur me ne dhe unë kam mbetur i kënaqur me ato që kam parë në fushën e lojës. Në krahun e majtë ai shtyn shumë. Futbollsti na pëlqeu që në ditët e para kur u provua te Dinamo. Shpresoj shumë që edhe në ndeshjet e kampionatit ai do të arrijë të tregojë të njëjtat vlera që ka treguar në seancat stërvitore”, përfunon trajenri Paskuli.