Vieri: Në verë doja të largohesha

11/02/2005 Kristian Vieri, verën e kaluar ishte vetëm një hap larg, nga largimi me Interin. Ishte vetë lojtari, që e ka shprehur në një intervistë të dhënë në “Radio Italia Netëork”. “Këtë verë që kaloi, mendova të largohesha, ka thënë qendërsulmuesi zikaltër. Kush dëshironte që të largohesha unë? Është një histori shumë e gjatë, duhen shumë orë për ta shpjeguar. Mançini? Ai është treguar shumë i mirë me mua”. Për të ardhmen e tij shprehet: “Me Interin kam një kontratë, e cila do dhe një vit e gjysmë që të skadojë, por nuk kam ndërmend që të largohem”. Është një Vieri shumë i hapur ai, që shprehet në mikrofonat e “Radio Italia Netëork”. Ai flet për Kombëtaren, polemikat me zikaltërit, paraqitjet e mira me Mançinin dhe për të ardhmen e tij. “Kam akoma një kontratë me zikaltërit, e cila skadon pas një viti e gjysmë dhe nuk kam ndërmend të largohem, shpjegon Vieri. Në qoftë se pas 6 muajsh duhet të largohem, atëherë duhet të mendohem. Në fund të karrierës sime, do të largohem nga Italia, dëshiroj të shkoj në Majemi. Por, akoma nuk kam blerë shtëpi. Do të luaj deri sa të kënaqem, kur të mërzitem do të kërkoj vetë të largohem”. Me Mançinin shkoj shumë mirë (“Më pëlqen shumë si trajner, ka metodat e Eriksonit dhe është shumë i mirë. Trajnerët e mi të preferuar? Lipi dhe Erikson”), aq saqë kam harruar edhe zënkat me tifozerinë: “Nuk është nevoja të kërkojnë të falur për fërshëllimat. Ju një herë i keni kërkuar të falur? E thashë, sepse nuk dija se çfarë të bëja. Duhet t’i kërkoj të falur, dy miqve të mi nga Piza, Kekos dhe Lukas, jo të tjerëve”. Vieri është shumë i frenuar kundrejt shtypit... : “Nuk kam asnjë polemikë me shtypin. Jam duke folur me të gjithë, jam duke bërë të mirin, jam xhentil dhe i edukuar. I përgjigjem dhe pyetjeve që nuk kanë kuptim. Janë shumë persona, të cilët vijnë të më flasin për futbollin, kur nuk dinë asgjë për të. Më bëj t녔. Ndërsa, për sa i përket Kombëtares, është shumë i kënaqur për paraqitjen e tij, kundra Rusisë dhe nuk shqetësohet për konkurrencën e Xhilardinos: “Kam patur dy raste të mira, por për fat të keq dolën jashtë. Edhe Montela me Totin krijuan disa raste për të shënuar. Nuk kemi luajtur keq në pjesën e parë. Po Xhilardino? Është shumë e drejtë që duhet të luajë, është i ri, po ecën mirë, është duke bërë gola… Por golin e tij dhe të Barones nuk e pashë”. Më pas shprehet: “Pesë-gjashtë vite më përpara, bëja një jetë të gëzuar, ndërsa tani bëj një jetë të hidhëruar, shkoj shumë shpejt në krevat. Në qoftë se dëshiron të luash mirë, duhet të shkosh në krevat shpejt dhe të qëndrosh i qetë. Na përshkruaj një ditë? Shkoj në stërvitje, më pas shkoj te Brera, një lokal, ku qëndroj me shoqërinë, për darkë me shoqërinë tjetër, pastaj në kinema ose në shtëpi. Bie në krevat për të fjetur, në orën një, megjithëse pi 5-6 kafe në ditë. Që nga shtatori e deri në nëntor, kam ngrënë shumë”